Meloni: Nuk duhet të lëmë që boshllëku strategjik në Ballkanin Perëndimor të mbushet nga të tjerë! Dënojmë sulmin e EULEX-it në Kosovë

Meloni: Nuk duhet të lëmë që boshllëku strategjik në Ballkanin Perëndimor të mbushet nga të tjerë! Dënojmë sulmin e EULEX-it në Kosovë

Kryeministrja italiane, Meloni

Kryeministria italiane Giorgia Meloni ka sjellë në vëmendje rëndësinë strategjike të hyrjes së Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor në BE si dhe duke shprehur shqetësimin mbi zhvillimin e ngjarjeve në veri të Kosovës.

Meloni u shpreh qartë se duhet të hapen negociatat me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, e se kërkesa e integrimit në BE për shumicën e vendeve të Ballkanit Perëndimor kalon përmes Italisë.

"E rëndësishme për stabilitetin e kontinentit evropian është edhe tema tjetër e seksionit "marrëdhëniet e jashtme" të Këshillit Evropian, përkatësisht Ballkani Perëndimor dhe mbështetja e Këshillit Evropian për konkluzionet e Këshillit të Cështjeve të Përgjithshme që po zhvillohet sot në Bruksel për cështjen e zgjerimi.

Skenari aktual ndërkombëtar kërkon që ne të reflektojmë mbi rolin e Evropës si një lojtar global, duke ditur se cdo "boshllëk strategjik" do të plotësohet nga lojtarë të tjerë. Dhe kjo, padyshim, duke u nisur nga fushat e interesit tonë të drejtpërdrejtë. Kjo është veçanërisht e vërtetë për Ballkanin Perëndimor, stabilizimi i të cilit është prioritet, edhe në aspektin e sigurisë, për Italinë dhe për Evropën në tërësi.

Një perspektivë e besueshme anëtarësimi mbetet mjeti më i fuqishëm në dispozicion të Bashkimit Evropian për t'i mbajtur kombet e rajonit të ankoruar me vlerat tona. Ky është qëndrimi që Qeveria rikonfirmoi në samitin BE-Ballkan të mbajtur më 6 nëntor në Tiranë.

Një samit që bëri të mundur forcimin e veprimit dhe dukshmërisë së Bashkimit Evropian në rajon, një nga më të ekspozuarit ndaj pasojave të konfliktit të Ukrainës, si dhe ndaj ndikimit destabilizues të Rusisë. Nga ky këndvështrim, është e nevojshme të ruhet fryma e krijuar nga hapja e proceseve të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Nëse ka një nevojë që bashkon të gjithë popujt e rajonit të Ballkanit Perëndimor, është ajo e integrimit europian dhe sot më shumë se kurrë e kuptoj se si ky integrim, për këto vende, kalon përmes një kërkese të madhe për Italinë. Është një mundësi që duhet të dimë ta shfrytëzojmë. Përparimi konkret i rrugës evropiane të vendeve të Ballkanit do të thotë ta bësh Italinë më qendrore në Evropë.

Këshilli Evropian do të rifillojë këtë debat dhe, sipas mendimit tonë, rezultati konkret më praktik është dhënia e statusit kandidat për Bosnjë-Hercegovinën. Në përputhje me kushtet që përmban rekomandimi i Komisionit Evropian të 12 tetorit, ky është në thelb një sinjal, por shumë i rëndësishëm për të gjithë rajonin. Qeveria po ndjek me shqetësim tensionet në rritje në zonat veriore të Kosovës me shumicë serbe, me ministrat Tajani dhe Crosetto ne kemi pohuar vullnetin tonë për të qenë protagonistë dhe bartës të paqes, në një territor ku trupat italiane kanë vepruar për këtë e shumë vite në misionin “Kfor, e të cilët i falënderoj.

Meloni përmendi edhe situatën e Kosovës ku tha se i dënon sulmet ndaj EULEX-it.

Ne dënojmë sulmin ndaj misionit të EULEX-it dhe u bëjmë thirrje aktorëve të përfshirë që të bashkohen në përputhje të plotë me marrëveshjet në fuqi."- tha Meloni.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut bënë një hap galopant drejt anëtarësimit në BE. Më 19 korrik u çelën negociatat për anëtarësimin Evropian. Meloni shprehet se dy vendet janë gati për të bërë hapa konkretë për anëtarësimin në BE. Situata në Kosovë së fundmi është tensionuar pasi prej 4 ditësh serbët kanë vendosur barrikadat në veri të Kosovës nga ku janë nxitur përplasjet, bombat dhe presionet nga ana e Serbisë.  

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:11
VIDEO/ Erdhi 20 minuta me vonesë Kuvend, Giorgia Meloni: Kishte shumë trafik! Deputeti 'i acaruar': S'kishte ndodhur prej 20 vitesh

ITALI- Kuvendi në Itali ka nisur me një debat të pazakontë. Kjo sepse Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka mbërritur 20 minuta me vonesë.

Deputeti Roberto Giachetti tha se kjo vonesë nuk kishte ndodhur prej 20 vitesh, sipas së cilit është një mungesë respekti ndaj institucioneve.

“Pa arsye, ajo shfaqet më shumë se 20 minuta me vonesë, nuk mbaj mend një episod të ngjashëm në 20 vitet e fundit, është problem edukimi dhe respekti për institucionet”, ka thënë Giachetti.

Mirëpo, Meloni ka argumentuar se kjo vonesë ka ardhur për shkak të trafikut.

“Kërkoj falje për vonesën por ka pasur një problem në trafik, pas së cilës secili do të nxjerrë rezultatet e veta”, iu përgjigj Meloni.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleancës

Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleancës