Në fund të konferencës për shtyp, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nisi takimet me 27 liderët e BE-së. Burimet evropiane shpjeguan sesi liderët janë mbledhur në grupe dhe secili prej tyre do të takohet me kreun e shtetit ukrainas. Takimet e secilit grup do të zgjasin, sipas të njëjtave burime, 20-30 minuta. Vendimi për të shmangur marrëdhëniet dypalëshe 'një me një' me Zelensky erdhi për shkak të vonesës së fortë në axhendën e punës.
Pas serisë së takimeve, Këshilli Evropian do të rifillojë.Kryeministrja e Italisë Georgia Meloni është takuar me Zelenskyn dhe është pjesë e grupit me Poloninë, Spanjën, Rumaninë, Holandën dhe Suedinë. Italia është në grupin e parë. Katër grupe për të cilat sipas burimeve evropiane është rënë dakord në orët e vona të mëngjesit po takohen me Zelenskyn në ndërtesën Europa.
Grupi i dytë formohet nga krerët e Estonisë, Letonisë, Finlandës, Danimarkës, Republikës Çeke, Sllovakisë. I treti përfshin kryeministrin hungarez Viktor Orban dhe me të krerët e shteteve apo qeverive të Austrisë, Belgjikës, Kroacisë, Greqisë, Qipros. E katërta do të formohet nga krerët e Portugalisë, Maltës, Belgjikës, Luksemburgut, Lituanisë dhe Irlandës. Këshilli Evropian do të rifillojë në orën 16.30.
Lajmi kryesor:
Pas vizitës në Bruksel, Zelensky pritet të shkojë në Poloni! Putin: Nuk i filluam ne armiqësitë! Kompania ruse e energjisë bërthamore, e gatshme për të punuar në Zaporizhzhia











