ITALI – Marjo Mema, i akuzuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Ismail Lulit, ka deklaruar se ka qenë dëshmitarë i vrasjes.
Por, 19-vjeçari ka theksuar se në momentin që Igli Meta goditi 17-vjeçarin Luli me thikë, ai ishte në një distancë prej 20 metra dhe se nuk mund të bënte asgjë.
“Isha rreth 20 metra larg të dyve. Pashë Iglin që vrau me thikë në qafë Ismailin. Nuk mund të bëjë asgjë”, tregon ai.
Por, kjo deklaratë e tij bie në kundërshtim me atë që ka thënë në fillim, kur tha se gjatë vrasjes ndodhej në makinë.
Marjo kërkoi një ballafaqim sy për sy me Igli Metën. Gjatë ballafaqimit në burgin në Pesaro, që zgjati nga ora 11:30 deri në orën 16:00.
19-vjeçari ka treguar se si futën në kurth Ismailin me anë të një mesazhi të dërguar nga Ambera dhe momentin e vrasjes.
“Mendova se konfrontimi nuk do të shkonte përtej një sherri të zakonshëm”, tregon Marjo.
Pasi shkuan në pyll, Marjo thotë se Igli i ka kërkuar që ta linte vetëm me Ismailin pasi donte të sqaroheshin.
Por, sqarimi mes dy të rinjve çoi në debat gjë e cila solli dhe zemërimin e Iglit.
"Çfarë duhet të bëj?", i është drejtuar Igli 17-vjeçarit.
Igli Meta, sipas Marjos e goditi 17-vjeçarin pasi ai nuk pranoi që të lidhej me adeziv në kryq dhe të merrej në pyetje në prani të Amberës.
Nga ana tjetër Marjo ka pranuar se ai ka marrë pjesë në pastrimin e skenës së krimit dhe më pas kanë shkuar në lumë për t’u larë.
Igli gjithashtu ka marrë telefonin e Ismailit dhe i ka dërguar mesazh nënës së tij ku i thotë se do të udhëtojë për në Milano për të nisur një jetë të re dhe më pas e ka hedhur telefonin iPhone.
Pavarësisht këtyre deklaratave, hetuesit thonë se Marjo Mema ka luajtur një rol aktiv në vrasjen e paramenduar të 17-vjeçarit Ismail Luli.
Ndërkohë, jashtë hetimeve janë dy djem të tjerë shqiptarë që ishin në makinë me Iglin dhe Marjon para se këta të shkonin për të takuar Ismailin.
/Shqiptarja.com