Raportohet se familja Kapllani natën ku ndodhi grabitja nuk ndodhej në banesë por në Tiranë, ndërsa kanë qënë komshijntë e tyre që i kanë njofuar për grabitjen.
Menjëherë pas kësaj, Bujar Kapllani, është kthyer në shtëpi ku është përballur edhe me bilancin e ngjarjes. A1 Report ka mundur të sigurojë një videon të rregjistruar vetem me telefon pak orë pas grabitjes ku duket qartë se hajdutet nuk kanë lënë cep të shtëpisë pa kërkuar për paratë dhe sendet me vlerë.
Rrëmuja që duket në banesë nuk ka shumë nevojë për shumë fjalë për të komentuar se c ka ndodhur në këtë shtëpi gjatë orëvë që hajdutët finalizonin misionin e tyre. Ndërkohë në banesë kanë mbërritur edhe forcat e policisë dhe grupi hetimor që kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të plota të kësaj grabitjeje.