MEMALIAJ - Helikopteri i Forcave të Armatosura ka evakuuar mëngjesin e kësaj të diele një person 53-vjeç nga fshati Gllavë e Vogël në Memaliaj, i cili vuante nga një sëmundje e zemrës.
Thirrjes së familjarëve të fshatit të izoluar për shkak të përmbytjevge dhe reshjeve të dendura të shiut, iu përgjigj Ministria e Mbrojtjes. Menjëherë pas sinjalizimit për rastin në fjalë, Ministria e Mbrojtjes ka dërguar helikopterin, i cili bëri të mundur dërgimin e 53-vjeçarit drejt Tiranës për mjekim të specializuar.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com