MEMALIAJ-Një person është arrestuar nga policia, pasi në makinën me të cilën po udhëtonte kishte një armë zjarri pa leje.
 
I arrestuari është Lulëzim Hadëri 31 vjeç, banues në fshatin Kalivaç.
 
Sipas policisë, Hadëri po udhëtonte me automjetin tip "Benz", me targë AA 258 DT, ku pas kontrollit fizik iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë e llojit "Beret" dhe 9 fishekë.
 
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprën penale "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit", parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

arrestohet me arme zjarri pa leje


dy.b/shqiptarja.com