Meminaj: Shkrirja e degëve në bazë
propozim i atyre që e molën PD-në

Meminaj: Shkrirja e degëve në bazë<br />propozim i atyre që e molën PD-në
Kryetari në detyrë i degës së Partisë Demokratike të Vlorës, Moisi Meminaj, ka shpërthyer në akuza ndaj drejtuesve të PD-së. 

Ai thotë se ata i kanë shfrytëzuar dhe vjedhur dhe tani i flakin në rrugë. Reagimi i kryedemokratit të Vlorës në një kohë kur PD ka nisur procesin e riorganizimit në bazë.

Ky proces përfshin shkrirjen e disa degëve të PD në rrethe.

Meminaj shkruan se shkrirjes së degëve në rrethe i gëzohen ata që e molën Partinë Demokratike kur ishte në pushtet. 

Letra e Memimajt drejtuar demokratëve të Vlorës: 
"Të nderuar demokrate,

Si sot, dy vite me pare, me 11 Korrik 2014 Kuvendi i Deges se Partise Demokratike ne rrethin e Vlores, per here te pare ne nje gare te barabarte dhe demokratike mes shume kandidaturash, me voten e tyre demokratet e deges Vlore me dhane votebesimin absolute per te qene Kryetar i Deges se Partise Demokratike.

Ky moment ka qene edhe vleresimi me i madh i strukturave dhe anetaresise mbi kontributin tim disa vjecar ne sherbim te Partise Demokratike.

Ne fjalen time ne Kuvend, nder te tjera, jam shprehur se sfida me e madhe do te jete ringritja e Partise Demokratike dhe ne perpjekjen time dy vjecare per ta drejtuar dhe ringritur jam mbeshtetur fort tek pararoja e saj, strukturat baze dhe militantet e saj te perkushtuar nder vite.

Demokratet dhe qytetaret e Vlores ju pergjigjen sloganit me te ri “Protestë, rezistence, perballje” dhe protestuan ne cdo cep te Vlores kunder keqqeverisjes nga grykderdhja e Vjoses , ne Vlore e Orikum, Selenice dhe Himare.

Ne keto dy vite demokratet dhe qytetaret e Vlores protestuan dhe denoncuan kunder krimit ne qeveri, kunder pasigurise, kunder padrjetsise, kunder varferise etj.

Demokratet e vertet jo vetem thjesht protestuan dhe denoncuan, ju gjenden prane qytetareve kur ata paten aq shume nevoje per ndihmen tone, qe nuk ju mungoi, por ju gjenden prane qofte edhe per nje fjale te mire.

Ne ishim aty prane qytetareve ne Vlore kur ju prishen banesat, kur u permbyten, kur ju moren tokat, kur nuk i demshperblyen, kur i lane pa drita dhe pa uje, pa rruge etj.

Dhe me krenari them se PD dega Vlore organizoi mbi 108 aksione qytetare ne dy vjet drejtim dhe ringritje. Fituam 1 bashki dhe rikuperuam 10.000 vota krahasuar me 2013.

Deshiroj te falenderoj te gjitha strukturat baze te Partise Demokratike dega Vlore, kryetaret dhe sekretaret e seksioneve, anetaret dhe militantet e saj nder vite, pasi ne dy vite patem bashkepunim dhe komunikm perfekt, ju gjendem njeri tjetrit ne te mire dhe te keq.

Por jo gjithcka shkoi sipas parashikimeve, gjate dy viteve ne drejtim patem veshtiresi, shkopinje nen rrota, pengesa te panevojshme nga te zgjedhur partiak vendor dhe me orientim nga lart.

Dhe ndodh çudia, ne vend te falenderimit , vjen urdheri, shkrihet PD e Vlores, riorganizim nga e para. Do zerojme seksionet.

Fitore…..????

Fitore thone ata qe e molen ne pushtet dhe nuk erdhen 1 dite te PD tani ne opozite, se nuk behet fjale per protesta.

Fitore thone klanet dhe hienat kunder demokrateve te ndershem.

Fitore thone ata qe deri dje nuk kane lene me gje pa bere kunder demokrateve te ndershem.

Fitore thone ata qe jane pasuruar duke u futur doren ne xhep qytetareve te ndershem ne emer te Partise Demokratike.

Fitore thone ata qe kane qene kundershtar ne komision votimi me demokratet e sotem dhe te djeshem.

Fitore thone ata qe kane qene ne sherbim te mazhorances, vazhdoine te jene dhe sot kane kurajo dhe te kercenojne demokratet e cdo seksioni se kontributet e tyre do zerohen, se do shkarkohen.

Por si ndihen strukturat me rioganizimin: ndjehen te pa mbrojtur nga oligarket e sotem dhe te rinjte neser, te fyer , te poshteruar dhe te hedhur ne mes te kater rrugeve.

Kam nje mesazh: Moret ate qe deshet ne PD dega Vlore: Kursejini seksionet !!!!

Jam krenar qe drejtova degen e Partise Demokratike Vlore per dy vjet!"


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot