Ky është një dokument mjaft i rëndësishëm që dëshmon përpjekjet e Fan Nolit dhe drejtuesve të tre shoqërive të tjera shqiptare ën Amerike për të siguruar të ardhemn e Shqipërisë në një kohë mjaft kritike për të.
Dokumenti, të cilin e sjellim sot për herë t ëparë për lexuesit së bashku me faksimilet e tij, është një prej katër memorandumeve të dërguara në konferencën e Paqes në Hagë (korrik-shtator 1907, përme stë cilëve dëshmohet se shqiptarët ishin të vendosur të ngrinin zërin për një varg kërkesash, duke kërkuar deri edhe autonominë.
Katër memorandumet ishin hartuar nga: i pari , i hartuar në Boston më 10 korrik, në emër të shoqërive atdhetare të kolonive të ShBA-së dhe nënshkruar nga kryetarët e tyre, si Fan Noli, Poté Lambec, Lambi Bimbly dhe Paul Chili; memorandumi i dytë ishte dërguar në emër të kolonisë shqiptare të Kostancës në gusht 1907; memorandumi i tretë ishte dërguar nga “Komiteti i kolonisë shqiptare të Egjiptit” po në gusht të atij viti dhe i katërti ishte hartuar nga Dervish Hima dhe dërguar “Në emër të shqiptarëve myslimanë, ortodoksë e katolikë” në korrik, 1907.
Dokumenti që sjellim për lexuesit është ruajtur në arkivin e Vjenës dhe së bashku em shumë dokumente të tjera historike të kësaj periudhe, iu dhuran Arkivit të Shtetit në Tiranë para pak ditësh nga studiuesi Pjetër Logoreci. Memorandum i është dërguar delegatëve austro-hungarezë në Konferencën e Paqes në Hagë me 10 korrik 1907. dhe është firmosur nga Fan Noli, kryetari i shoqërisë Besa Besë, Poté Lambec i shoqërisë “Lidhja”, Lambi Bimbly i shoqërisë “Mall’ i Mëmëdhëut”, dhe Paul Chili i shoqërisë “Koha”.
/Shqiptarja.com