Memorial kushtuar familjes Gazulli në Dajç të Lezhës, e famshme për kontributin ndër shekuj në historinë e kombit

Veprimtaria e familjes Gazulli, një familje kjo e njohur ndër shekuj në historinë tonë kombëtare që nis që në kohen e Skënderbeut, do të jetësohet përmes një memoriali që po ndërtohet në Dajç të Lezhës. Ky memorial po realizohet me iniciativën e famullitarit të zonës Dom Angjelin Krygja sipas idesë së Skulporit Sadik Spahia, inxhinierit Sokol Gazulli dhe mbështetjes së studiuesit Dom Nik Ukgjini, Bashkisë Lezhë dhe banorëve të Dajçit.

“Ideja ishte të realizohet në këtë formë se na dha dorë ambienti. Tani do kthehet në një park për të përkujtuar të gjithë figurat e kësaj familjeje, të cilët ishin personazhe madhore të kombit shqiptar”, tha studiuesi, Dom Nik Ukgjini.

Realizimi i këtij memoriali ishte planifikuar vite më parë, por kishte munguar mbështetja.

“Kishim 17 vjet që kemi grumbulluar materialin për këto martir të Dajçit. Për zonën dhe kombin është shumë e rëndësishme, pasi janë disa personalitete që kanë qenë gjithmonë të parët në front për lirinë e popullit”, u shpreh banori i Dajçit,  Zef Ndreca.

Memoriali është planifikuar të përfundoj në muajin dhjetor, kohë e cila përkon me 75-vjetorin e ekzekutimit të albanologut Dom Nikoll Gazulli në Shkrel të Malësisë së Madhe.

K.T./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë