VLORE - Ngritja e një memoriali në nder të 81 viktimave që humbën jetën në tragjedinë e Otratos, ngjarje e ndodhur 28 marsin e vitit 1997. Nisma është ndërmarrë nga Ministria e Kulturës dhe drejtuesit e pushtetit vendor të qytetit të Vlorës, teksa është propozuar më herët nga familjarët viktimave të Otrantos.

Në kuadër të këtij projekti në qytetin bregdetar kanë mbërritur disa pjesë të anijës “kateri i radës”, të cilat i shikoni edhe në këto pamje, ndërsa në teatrin e qytetit u zhvillua edhe një ceremoni përkujtimore.

Xhuzepe Markione ish -kryetar i bashkisë së Brindizit në kohën kur ndodhi ngjarja në një prononcim për A1 Report u pohoi se nuk duhet harruar e kaluara, në mënyrë që të tilla tragjedi të mos i përsërisim në të ardhmen.

“Ne mendojmë se është e dhimbshme që pas kaq vitesh të sjellim në Vlorë mbetjet e "Katerit të Rades" dhe e konsiderojmë këtë një aksion simbolik, jo vetëm që askush të mos harrojë, por dhe që tragjedi të tilla të mos përsëriten më. Mendoj se duhet të punojmë që në Shqipëri të vijnë sa më shumë pjesë të anijes 'Kateri i rades'." u shpreh Markione

Në 28 mars të vitit 1997, gjatë largimit drejt Italisë me anijen “Kateri i Radës”, humbën jetën 81 persona, mes të cilëve 46 gra dhe fëmijë, ndërkohë që 34 të tjerë mbijetuan.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)