Memoriali turk/ Gjon Juncaj: Ju paguajmë me gjak shqiptari, kam dy përmendore për të shtuar në park

Vendosja e memorialit turk te kodrat e liqenit në Tiranë vijon që të sjellë reagime të shumta dhe të ndryshme. Një prej tyre është shqiptaro-amerikani Gjon Juncaj, i njohur si ish-Këshilltari Ligjor Kundër Korrupsionit në Ambasadën Amerikane në Tiranë, ekspert i OPDAT-it.

Juncaj i bën thirrje politikës se para se të vendoste këtë memorial turk duhet të ndërtonte një memorial për shqiptarët e vrarë në Kosovë nga trupat serbe si dhe për shqiptarët e Malit të Zi që u vranë 100 vjet më parë nga ushtria e Mbretërisë së Serbisë dhe Malit të Zi.

"Të dashur politikanë të Tiranës, unë kam edhe dy përmendore për të shtuar në park ku përfshihen njerëz të vrarë jashtë Shqipërisë.

1. Në vitet 1998-1999, mijëra burra, gra dhe fëmijë shqiptarë u vranë në tërë Kosovën. Emrat e tyre nuk janë renditur në parkun publik në Tiranë. Jam i sigurt që mijëra vizitorë kosovarë në Shqipëri çdo vit do ta vlerësonin këtë shenjë respekti.

2. Në vitin 1919, 74 burra shqiptarë u morën nga shtëpitë e tyre malore në Hot dhe u ekzekutuan së bashku nga ushtria e Mbretërisë së Serbisë dhe Malit të Zi. Ata u hodhën së bashku në një varr masiv, ku mbeten edhe sot e kësaj dite, 100 vjet më vonë.

Një nga ata burra është gjyshi im i madh. Unë dhe anëtarët e tjerë të familjes shqiptare dëshirojnë të shohin emrat e tyre edhe në park. Ne do t’i donim këto përmendore në parkun e Tiranës sepse ne nuk besojmë se ato i përkasin një parku në Stamboll.

(Turqit do të pajtoheshin me ne për këtë) Ne nuk kemi lekë, euro, lira turke, apo ndikim politik për të paguar. Vetëm derdhja e gjakut shqiptar. Shpresojmë që kjo është një monedhë që do të pranoni gjithashtu” shkruan ai.

Vendosja e memorialit turk për viktimat e të ashtuquajturit grusht shteti në 2016 vijon që të sjellë reagime të forta dhe të ndryshme.

d.ba./Shqiptarja.com
Komento

Komente

  • Jon: 13/08/2019 04:01

    Rri dhe pak ne Shqiperi. Dhe ke per te ikur nga syte kembet. Ci bera vetes, do te thuash. Ske pa gje akoma. Keta per nje fotografi behen prostituta o zotni.

    Përgjigju
  • Zef Gjoka: 12/08/2019 22:42

    Jam shum dakort me zotin Juncaj dhe i bej thirrje popullit te ngrehen dhe ta shembin,se boll ju kemi pa sherrin 500 vjet por i ka fajet ai maskaraj kryeministri se vazhdon lidhjet me ata te ndyre , Respekte zoti Juncaj.

    Përgjigju
  • Liqeni: 12/08/2019 22:28

    Te arrestohet erjon veliaj !

    Përgjigju
  • Albani: 12/08/2019 21:41

    Pse Erdogani perndoqi futi ne burg gjeneral e ushtarak dhe sportist me prejardhje shqiptare?!Ndertoj xhami dhe dhjetra shkolla islam e anembane trojeve shqiptare.Askush nga politikanet shqiptare s reaguan.Mos vall Rama merre titullin vezir apo Pasha,o i pa udhe,ja degjo nje cike,o katandisu bashke me Erdoganet...

    Përgjigju
  • 500-VJET ROBERI TURKE: 12/08/2019 21:39

    Shume rrespekt per kete njeri keshilltarin e ambasades Amerikane e thene shqeto dhe me argumente qe ska njeri ne bote ti hedhe poshte.Perseri jemi i vetmi vend ne bote qe rrespektojme pushtuesin qe kurre nuk na lejoi te hapnim shkollat shqipe deri ne 1912 qe u largua,jemi dhe i vetmi vend ne bote qe trashegojme fene e pushtuesit.

    Përgjigju
    • Kaurri: 13/08/2019 07:04

      Ne ishim turqia e vogel. Nuk kemi qene te pushtuar sepse ishim pjese e saj. Kemi qene servila te devotshem te otomaneve.

  • Albani: 12/08/2019 21:33

    U bej thirrje shqiptareve qe Memorialin kushtuar turqeve qe Neser te largohet nga kodrat e liqenit Pse Rama i nenvlerson shqiptaret,perse tutet ai njeri nga Erdoganet,mos valle turqit po nä mbrojne nga greket,as kjo nuk qendron.Cfare dreqi e lidhe me Erdoganin,interesi vetjak apo cfare!?☻

    Përgjigju
  • Pilua: 12/08/2019 20:51

    E kuptuat tani o vemjet e politikes? Po jeni te gjithe b.thqi..at e rritur ne kohen e Enverit. Nuk rrini dot pa zervilleqe. Hajt se e treguat veten para Amerikes tani. Ne kazan te plehrave do perfundoni se shpejti.

    Përgjigju
  • Michigan: 12/08/2019 19:57

    Po mo zoteri ke te drejte, por shume te drejte ke qe ndihmon dhe socialistet ne kapjen e drejtesise, keta jane rilindja.

    Përgjigju
    • detroit: 12/08/2019 21:28

      po cfare socialistesh apo rilindje ashte tu nimue ky, mor palle micigano? Ky eshte tu thane se kane ba gabim kta politikane.

  • ToniCH: 12/08/2019 19:54

    HIQENI ATE TURP QE ATY!!!!!

    Përgjigju
  • Gjak Shqiptari: 12/08/2019 19:24

    Te lumte mendja dhe dora qe e shkrove zoteri, mirenjohje per ju.

    Përgjigju
  • Fredi: 12/08/2019 19:08

    Bravo të qoftë!

    Përgjigju
    • Prishtine: 16/08/2019 07:09

      Plotesisht solidarizohem me shqetesimin e vellait tone Gjonit, qe duhet te jete shqetesim i te gjithe shqiptareve. Per fat te keq harresa te shqiptaret eshte defekt gjenetik. Rreth 1400 femije shqiptare jane vrare nga Serbia fashiste vetem ne periudhen e viteve 1981-1999, dhe as Kosova e as Shqiperia londineze nuk ua kane ngritur asnje permendore edhe sot e kesaj dite. Valle, pse jemi kaq vetevrases?!!! Keta qe shkelin me kaq gjakftohtesi mbi gjakun e femijeve tane martire jane armiq te perbetuar te kombit tone, dhe po t'ua besh ADN-en nuk dalin shqiptare....Sa fatkeq qe jemi me keta pushtetare kaq te dobet e kaq antikombetar....

    • Mire: 13/08/2019 05:53

      Po kudh jeni ju qe ju duket vetja te xgjuar lereni qeverin te qete te vazhdojne punen jo ky jo si po glale boshe nuk ju pyet njeri nuk dusm xgjuarsi se kemi vete mend