Në 28-vjetorin e vrasjes nga mafia të Giovani Falcone, ish-kryeprokurori i Siçilisë, ka sjellë reagimin e Gjon Junçaj, prokurori federal amerikan që ndihmoi në kryerjen e reformës në drejtësi në Shqipëri.

Duke kujtuar një shprehje të famshme të Falcones, Junçaj heq një paralele me reformën në drejtësi në Shqipëri duke thënë se vendit i nevojiten njerëz si Falcone që të denoncojë krimin e  korrupsionin dhe të mbrojë interesin publik para interesave politike e pasurive personale.

"Ai që hesht dhe ul kokën vdes sa herë që e bën këtë. Ai që flet me zë të lartë dhe ecë me kokën e mbajtur lart, vdes vetëm një herë.”- Giovanni Falcone. Shqipërisë i duhen gjigandë si ai dhe Paolo Borcellino. Njerëzit që vlerësojnë shërbimin publik dhe institucionet publike më shumë sesa fuqia politike dhe pasuria personale. Njerëzit shohin ndryshimin midis një personi që ecën me krenari dhe atij që ecën me sekrete", shkruan Juncaj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:42
'Kush ecën me kokën lart, vdes vetëm një herë!' Meta për 28-vjetorin e vrasjes nga mafia të Falcone-s: Riktheu besimin te Drejtësia

Pas Bashës edhe Meta ka shkruar sot në ditën e 28-vjetorit të vdekjes së kryeprokurorit të Siçilisë Giovanni Falcone, i vrarë nga mafia në Itali. Meta e nis me një citim të Falcone-s, i cili thotë se koka nuk duhet ulur para krimit, ndërkohë që presidenti i Shqipërisë thotë se Falconë ishtë një nga ata të cilët rivendosën forcën e shtetit ligjor dhe rikthyen besimin e qytetarëve te Drejtësia.

"Kush hesht dhe ul kokën, vdes sa herë e bën këtë gjë.
Kush flet dhe ecën me kokën lart, vdes vetëm një herë'.

Sot kujtojmë me nderim të jashtëzakonshëm Giovanni Falcone, Heroin e Antimafias, i cili edhe pse u vra nga mafia, e dërrmoi atë më shumë me mesazhin që u la "amanet" bashkëpunëtorëve të tij, si Paolo Borsellino e shumë të tjerë, të cilët rivendosën forcën e shtetit ligjor dhe rikthyen besimin e qytetarëve te Drejtesia,"-shkruan Meta.

 

Ora 11:10
Si sot 28 vite më parë u vra nga mafia, Basha për ish-prokurorin e Siçilisë: Falcone është frymëzim për çdo magjistrat të përkushtuar

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shpërndarë në 'twitter' postimin e Luigi Soreca-s, Ambasadori i BE-së në Shqipëri, për 28-vjetorin e vrasjes nga mafia së Giovani Falcone, ish-kryeprokurori i Siçilisë në Itali.

Basha thotë se Falcone ishte një magjistrat i përkushtuar për drejtësinë e vërtetë.

“Giovanni Falcone është frymëzim për çdo magjistrat të përkushtuar ndaj drejtësisë së vërtetë dhe përparimit të vendit të tij. Ndëshkimi i korrupsionit politik dhe i krimeve elektorale të pushtetarëve në bashkëpunim me krimin e organizuar, janë parakusht për integrimin e Shqipërisë në BE,”-shkruan Basha.

Ndërkohë më herët Soreca në 28-vjetorin e vrasjes së Falcone-s shkruan se ai mund të jetë larguar nga kjo botë, por idetë e tij dhe morali mbetet për ata që e pasojnë. Sipas Soreca-s 'njerzit vdesin, por idetë mbesin'.

Prokurori i vrare nga mafia italiane Giovanni Falcone

Foto nga vendi i vrasjes ku u vra prokurori dhe 4 persona tjerë