Memushaj: Tani fitojmë me Rumaninë
Kukeli: Nuk kemi kohë për keqardhje

Memushaj: Tani fitojmë me Rumaninë<br />Kukeli: Nuk kemi kohë për keqardhje
Dy humbje të pamerituara në finalet e Kampionatit Europian. Mesfushori Ledian Memushaj beson se Shqipëria meritonte më tepër nga sfidat me Zvicrën dhe Francën, megjithatë i bën thirrje shokëve të skuadrës që të përqendrohen te dueli i fundit në grup me Rumaninë.
 
“Normalisht që jemi të mërzitur. por tani duhet ta harrojmë edhe të mendojmë për ndeshjen me Rumaninë, pasi nuk kemi shumë kohë. Zhvilluam një ndeshje të mirë, por ai goli i pësuar në minutën e 90-të na preu këmbët. Besoj që një pikë duhet të kishim marrë.
 
Me këto dy ndeshje meritonim më tepër nga sa kemi arritur. Meritonim një pikë me Zvicrën dhe një ndaj Francës. Por, të gjithsa këto duhet ti hedhim pas shpine. Kemi tre ditë për të përgatitur ndeshjen me Rumaninë që duhet ta fitojmë me patjetër.
 
Kemi një ndeshje shumë të vështirë me Rumaninë. ata kanë vetëm një rezultat sepse duan të fitojnë, ashtu si edhe ne. Pres një ndeshje të bukur me hapësira”, tha Memushaj.
 
Burim Kukeli nuk arrin ta përtypë humbjen e “Velodrome” kundër Francës ku Shqipëria ishte shumë pranë barazimit. Mesfushori kuqezi reflektoi qartë zhgënjimin në konferencën për shtyp.
 
“Normalisht jemi ende të mërzitur. 24 orë kanë kaluar, por ende e kemi në kokë golin e pësuar. Nuk duhet ta kishim pësuar atë gol ashtu, me disa lojtarë kundërshtarë në zonë.
 
Secili mbrojtës duhet të kishte markuar lojtarin e tij dhe Franca është një ekip i madh që nuk të fal. Kemi bërë disa gabime, deri në momentin e golit”.
 
Më pas, 32-vjeçari u përqëndrua te dueli i fundit, duke premtuar se skuadra do të japë maksimumin për të shpresuar deri në fund. “Kemi zhvilluar dy ndeshje shumë të mira dhe nuk i kemi merituar humbjet.
 
Me Zvicrën luajtëm shumë mirë dhe mund të kishim marrë një pikë, me Francën të gjithë e dinë atë që ndodhi. Rumania nuk është një kundërshtar i lehtë, janë paraqitur mirë me Francën dhe Zvicrën. Tashmë duhet të tregojmë vlerat tona për të arritur një fitore”.



Redaksia Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë