'Menaxhimi i Çështjes'/ Prezantohet sistemi i ri në Policinë e Shtetit për gjurmimin e ngjarjeve

Çdo ngjarje e përkthyer në çështje për Policinë e Shtetit do të kalojë në menaxhimin dixhital e lidhur online me të gjitha sistemet e Policisë së Shtetit.

Në praninë e përfaqësuesve diplomatik, partnerëve të SHBA, dhe vartësve të tij ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka prezantuar projektin “menaxhimi i çështjes” i cili ka deri më tani 6100 efektiv të trajnuar për ta zbatuar.

Por çfarë është menaxhimi i çështjes?

Çdo njoftim apo denoncim nga qytetarët kalon në sallën operative, më pas patrullave që verifikojnë në terren, pajisja me numër unik dhe kalimi në një dosje. Policia më pas bën identifikimin e veprës penale nëse ka të tillë, pozicionimin gjeografik dhe çdo provë që lidhet me ngjarjen deri sa dosja kalon në prokurori.

Për ministrin Lleshaj modernizimi i policisë do të sjell epërsinë mbi krimin.

"Modernizimi na ndihmon për të rritur, për ta thelluar epërsinë ndaj krimit. Është fusha ku ne mund të dominojmë dhe do të dominojmë, për arsye se sado që të sofistikohet apo të ndërlikohet krimi i organizuar ai kurrë nuk mund ta arrijë atë nivel sofistikimi dhe modernizimi që kemi ne. Dhe ky është ai domein-i ku ne synojmë dhe do të arrijmë atë epërsinë që na çon drejt suksesit”, tha Lleshaj.

Por cilat janë përfitimit e këtij sistemi që do të jetë pjesë e uniformave blu?

Çdo ngjarje do të gjurmohet nga telefonata deri në prokurori me referim, cdo efektiv policie do t'i matet performanca dhe ndjekja e çështjes, krijimi i hartës së zonave të riksut dhe kriminalitetit të lartë, krijimi i bazës elektronike të të dhënave policore si dhe planet e masave për parandalimin e ngjarjeve kriminale.

Po ashtu ky sistem i prezantuar nga Lleshaj pritet të unifikojë statistikat mes Policisë e Prokurorisë.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja