Menaxhimi i integruar, bizneset kërkojnë riciklim të mbetjeve jo direkt asgjësim! Vendi riciklon vetëm 18% të totalit të mbetjeve urbane

Një banor në vend prodhon mesatarisht 295 kg mbetje në vit, nga të cilat 76% përfundojnë në landfille, dhe vetëm 18% riciklohen, proces nga i cili përfitohet një produkt i ri. E njëjtë është situata edhe për bizneset prodhuese, të cilat mbetjet që krijojnë nga aktiviteti i tyre i depozitojnë në landfill. Por sipas tyre, kjo praktikë duhet të ndryshojë, dhe mbetjet fillimisht të shkojnë në impiantet e riciklimit, pasi prej këtij procesi mund të përfitohen produkte të reja.

“Sektori i manifakturës dhe veshjeve e këpucëve gjeneron në një vit nga aktiviteti i saj 40 mijë tonë mbetje. Sipas ligjit kjo industri mbetjet i çon në landfilli, dhe aty asgjësohen. Këto mbetje të mos çohen në landfilli dhe të asgjësohen por të rijetësohen, pra të riciklohen për t'u kthyer përsëri në një produkt që njerëzit mund t'a ri-veshin përsëri dhe ka një kursim përsa i takon ambientit por nga ana tjetër edhe kursim në anën ekonomike për biznesin dhe njerëzit”, thotë Edvin Prençe nga industria e manifakturës.

 

Por cila është rëndësia e riciklimit dhe pse industria prodhuese e konsideron të leverdishme?

Klevis Bregu përfaqësues i BREMA AMBIENT: Kur flasim për landfilli është faza finale, asgjësimi i mbetjeve. Ne duhet të fillojmë me parandalimin, të prodhohen sa më pak... Për të kaluar në ripërdorim edhe një herë të mbetjeve, ato që nuk ripërdorim kalojnë në riciklim si i qelqit, i fasonerive, i lëkurave të ndryshme ti fusim dhe një herë në ripërdorim dhe në fund është koncepti i asgjësimit. Edhe në mbetjet urbane që hidhen në koshat e bashkisë aty ka shumë mundësi për ripërpunim. Përfitimi që sjellë kjo metodë e riciklimit të mbetjeve justifikon edhe transportin për të sjellë mbetjet.

Menaxhimi i mbetjeve në Shqipëri pritet të marrë një tjetër drejtim pas krijimit të Agjencisë së Ekonomisë së Mbetjeve, për të kaluar nga inceneratorët, tek riciklimi, me qëllim që trajtimi i mbetjeve të krijojë ekonomi qarkulluese. Riciklimi është përpunimi i mbetjeve për të krijuar produkte të reja me qëllim që të parandalohet krijimi i mbeturinave nga materialet të cilët mund të ripërdoren. Kjo gjë sjellë më pak përdorim të lëndëve të reja të para, redukton ndotjen e mjedisit si dhe zvogëlohet përdorimi i energjisë.

Riciklimi është aktivitet kyç i mënyrës bashkëkohore të zvogëlimit të sasisë së mbeturinave dhe aktiviteti i tretë në hierarkinë “Redukto, Ripërdor, Riciklo”.

Për të realizuar një proces efikas të riciklimit, është domosdoshmëri ndërgjegjësimi i popullatës për të pasur ndarje në burim të mbetjeve, pra të ndahet plastika, nga kartoni apo nga metali apo plehra të tjera. Më pas mbetjet merren dhe dërgohen në qendrën e riciklimit, ku nis procesi i seleksionimit të llojeve të mbeturinave me qëllim që të fitohet lënda e parë nga e cila mund të bëhen produkte të ndryshme ose mjete të cilat mund të përdoren në jetën e përditshme. 

Sipas të dhënave të INSTAT, 2022, janë gjeneruar gjithsej rreth 893 mijë tonë mbetje urbane, nga të cilat janë menaxhuar 820 mijë tonë mbetje të ngurta. Metoda kryesore e menaxhimit mbetet ajo e depozitimit në landfille, pasi 628 mijë tonë mbetje kanë përfunduar në landfill. Kurse praktika e dytë është ajo e riciklimit, e cila mundëson që një pjesë e mbetjeve të futen në proces përpunimi e më pas të përfitohet një produkt i ri.  Kjo industri e cila përpunon vetëm 18% ose afro 155 mijë tonë, të mbetjeve në vend, duhet të fuqizohet edhe më tej.

K.T./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025