Menaxhimi i keq i plehrave
gjobiten 3 komuna në Elbasan

Menaxhimi i keq i plehrave<br />gjobiten 3 komuna në Elbasan
Agjencia Rajonale e Mjedisit në qytetin e Elbasanit ka gjobitur 3 komuna në këtë qark, për shkak të ndotjes që kanë shkaktuar venddepozitimet e plehrave. Tre komunat janë gjobitur për shkelje të rregullave të parashikuara në ligjin për mbetjet urbane.

Komunat që janë gjobitur janë Qendër në Librazhd, komuna e Pajovës në Peqin si dhe komuna Sult në Gramsh. Krerët e Qendër të Pajovës janë gjobitur përkatësisht me 1 milion lekë gjobë për mosmenaxhim të plehrave në territorin e tyre. Kryetari i komunës Sult në Gramsh është gjobitur me 100 mijë lekë për mospërgatitjen e dokumentave për përcaktimin e një fushe grumbullimi për plehrat.

Ky aksion erdhi pas thirrjes së kryeministrit Sali Berisha pak kohë më parë, i cili u bëri apel krerëve të pushtetit vendor të menaxhojnë sa më mirë mbetjet urbane. ah/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar