Shorti për kualifikueset e Europianit 2024, i hedhur të dielën në Frankfurt, është konsideruar i favorshëm për kombëtaren shqiptare, që do tentojë për herë të dytë në histori për të marrë pjesë në një kompeticion të kësaj rëndësie. I mendimit se kuqezinjtë mund të kualifikohen, duke iu referuar kualitetit në përbërje, është edhe ish-kapiteni i kombëtares Rudi Vata, por për ‘Report TV’ ai tregon se i druhet një tjetër aspekti. Sipas Vatës sistemi i ndërtuar nga federata ka bërë që në disa raste të dështojmë për objektivat.
“Unë mendoj që Zoti bëri të veten edhe shortin e kaluar në Ligën e Kombeve sepse skuadra jonë ishte në një grup tepër të favorshëm, duke parë që Rusia u eliminua. Nuk ka të bëjë me dorën e zotit, por me mendjen e njerzëve. Ekipi kombëtar ka grupin dinjitoz për të bërë paraqitjet e duhura, por duhet parë se si do menaxhohen futbollistët. Niveli i futbollistëve që vijnë nga perëndimi është shumë i lartë profesionalisht me ato të ato që i drejtojnë këtu. Niveli i Dukës në këto 20 vite është më i keqi që ka qenë ndonjëherë.
![]()
Kemi futbollistë të mjaftueshëm për të luajtur mirë dhe për të marrë rezultatet pozitive. Në Poloni kemi luajtur shumë mirë, por s’kemi patur balancë. S’kemi kompaktësi. Kemi pësuar në minutat e fundit. Kjo tregon se diçka nuk shkon. Ka probleme grupi sepse futbollistët duket sikur nuk shkojnë. Janë probleme që i kanë krijuar drejtuesit. Nuk kuptojnë dot nivelin profesional të Brojës dhe Balliut. Një futbollist me cilësi shumë të mira, por s’ka qenë pjesë e ekipit kombëtar në të kaluarën. Nuk kam pritshmëri sepse sistemi 20-vjeçar ka prodhuar problematika,”-u shpreh ish-kapiteni i kombëtares.
Për Vatën kapitulli Reja është mbyllur me kombëtaren, por sipas ish-trajnerit të kombëtares kushdo që do ta pësojë do ketë të njëjtin fat.
“Edy Reja është viktima e rradhës e sistemit Duka. Tani të shohim se kush është viktima tjetër,”-përfundoi ish-kapiteni i kombëtares.
Intervista e plotë
Komente


Rendesi ka qe Duka ska humbur asnjihere.
PërgjigjuTi o vat je shume i zoti per trajner kete e ke vertetuar kur ishe trajner i ekipit shkodran nuk ndenje as tre muaj se te larguan me ceremoni
Përgjigju