Menaxhimi i plazheve publike hap debat në Lezhë, PD: Shoqëria e krijuar nga bashkia abuzim me çmimet! Ndreu: Akses i lirë për qytetarët

Me afrimin e sezonit turistik, bashkitë e zonave bregdetare janë vënë në lëvizje për zbatimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave në lidhje me menaxhimin e plazheve. 

Në Lezhë është miratuar harta e plazheve ku 80% do të jetë publik dhe do të administrohen nga shoqëria aksionere “Lezha Invest”, subjekt i krijuar nga Bashkia Lezhë. Projekt vendimi i tarifave për ofrimin e shërbimit në plazhe publike dhe caktimi i struktures përgjegjëse për administrimin e tyre, u miratua në Këshillin Bashkiak dhe sipas kryebashkiakut Pjerin Ndreu synohet akses i lirë për qytetaret.

“Plazhet publike të Lezhës do administrohen nga bashkia, kjo nuk do të thotë që të gjitha plazhet do jenë me shezlongë. Pushuesit do të zgjedhin vetë nëse do zgjedhin të qendrojnë në shezlognë apo në çadrat e tyre personale. Po keqinterpretohet ky vendim sikur do kete tarifa te larta. Ne fakt eshte e kunderta, pagesat në plazhet publike do të jenë shumë të lira”, tha Pjerin Ndreu kryetar i Nashkisë Lezhë.

Kjo vendimarrje shihet me skepticizem nga opozita. Përfaqësuesja e saj në Këshillin Bashkiak Alfrida Marku tha se situata nuk do të ndryshojë, pasi në plazhet publike do të kenë tarifa të larta, njësoj si tek privati.

"Në plazhet publike të cilat pretendohet se do t’u lihen të lira qytetarëve do të ketë sërish tarifa. Tarifa e miratuar deri në 50 për qind të vlerës është e paarsyeshme sepse nuk ka as çmim reference se sa është vlera e tregut”, tha Alfrida Marku, këshilltare e PD-së.

Pas diskutimeve mes paleve u vendos që tarifa e ofrimit të shërbimit në plazhet publike të jete në masen 50% të vlerës së tregut, dhe më pas ky projekt vendim u miratua me shumicë votash, por qe te djathtet e konsiderojne serish te larte tarifen, duke i kerkuar insitucionit te prefektit qe mos ta konfirmoje kete vendimarrje.

R.D/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Fatbardh Licit në Shkodër në vitin 2018, vihet në pranga e dashura e Safet Bajrit

Vrasja e Fatbardh Licit në Shkodër në vitin 2018, vihet në pranga e dashura e Safet Bajrit