Sa i takon licencave për kompanitë private që kanë zënë hapësira në plazhe me anë të një marrëveshje me pushtetin lokal, Ferizaj tha se kontratat 1 vjeçare kanë përfunduar dhe pritet të dalë një VKM e re.
"Bashkitë lidhin kontratat me subjektin privat për menaxhimin e stacionit të plazhit. Kanë qenë kontrata një vjeçare, që do të thotë i ka kaluar afati dhe kur të dalë VKM e re do të shohim si do të menaxhohet pjesa e plazhit.
Në disa bashki ka pasur edhe kontrata 5-vjeçare. Tani do të shikohet si do të menaxhohet kjo pesë në mënyrë që të zbatohen kushtet e kontratës, por të zbatohet edhe VKM e re", tha Ferizaj.
Lajmi kryesor:
Drejtorja e Turizmit për Report TV: Hapja e kufijve me marrëveshje bilaterale! Nuk do ketë rritje të çmimeve










