Mendonit se gjarpri ishte i pari? Ja
kush i shkakton më shumë vdekjet

Mendonit se gjarpri ishte i pari? Ja<br />kush i shkakton më shumë vdekjet
Ljiljana Tomoviç, profesoreshë e asocuar në Fakultetin e Biologjisë në Beograd pas lajmit të vdekjes së një njeriu nga Dubravica në rrethinën Neum në perëndim të Bosnjës dhe Hercegovinës, se është kafshuar nga një nepërkë, në një intervistë për Anadolu Agency (AA) tha se gjarpërinjtë kurrë nuk e sulmojnë njeriun së pari, dhe se më shumë njerëz në Ballkan vdesin nga sulmi i bletëve.

"Shumë rrallë ndodhin raste në këto treva që dikush të vdesë nga sulmi i një gjarpëri. Kjo që ndodhi në Neum është hera e parë që dëgjova në 15 deri 20 vitet e fundit që dikush vdiq nga kafshimi i gjarpërit. Por nepërka është gjarpëri më i rrezikshëm në rajon sepse ka helm të kombinuar. Çdo vit në këto treva ndodhin sulme por nuk janë vdekjeprurës", ka thënë Tomoviç. 

Gjarpërinjtë shpesh shfaqen në bodrume, korridore...
Ajo thekson se pas kafshimit nga gjarpëri është shumë e rëndësishme që të reagohet në kohë në mënyrë që të ndalohen komplikime të mundshme. 

"Në rastin e të ndjerit në fjalë, ndoshta nuk është reaguar mjaft shpejt ose i vdekuri ishte alergjik ndaj kafshimit. Nuk kam njohuri për detaje rreth kësaj ngjarjeje. Por nuk ka arsye për tu frikësuar sepse në këto treva më shumë njerëz vdesin nga sulmi i bletëve", ka thënë Tomoviç e cila përndryshe kishte doktoruar në temën "Nepërkë".

Ajo rikujton se në rajonin e Ballkanit ka rreth dhjetë gjarpërinjtë, tre prej të cilëve janë helmues, por njerëzit më së shumti hasin në nepërkën.

Ndërkohë, pas  letargjisë dimërore, gjarpërinjtë shpesh shfaqen në podrumët, korridore, tavanët, oborre dhe kopshte. Në prill dhe maj zgjohen, bëjnë një ndërrim të plotë të lëkurës, çiftëzohen, dhe pastaj ndahen dhe jetojnë vetëm. 

Tomoviç thekson se njerëzit megjithatë duhet të jenë të vetëdijshëm që gjarpërinjtë asnjëherë nuk të sulmojnë të parët njeriun pa arsye.

"Gjarpërinjë nuk e sulmojnë të parët njeriun. Ata nuk sulmojnë, vetëm në rast se njeriu i shkel. Përveç kësaj, janë shumë të dobishme në luftimin e brejtësve. Gjarpërinjtë rregullojnë numrin e brejtësve dhe dëmtuesve. Janë rregullatorët më të mirë kundër dëmtuesve. Këtë kemi mundur të shohim edhe pas përmbytjeve që vitin e kaluar goditën vendet në rajon. Gjithashtu, gjarpërinjtë rregullojnë edhe shumë sëmundje", tregon për Anadolu Agency Tomoviç. 

Ajo vuri në dukje se në rajonin e Ballkanit njerëzit kanë shumë pak njohuri për gjarpërinjtë dhe botën e tyre.

"Më parë njerëzit nuk janë frikësuar aq shumë nga gjarpërinjtë siç është rasti sot. Mungesa e informimit dhe njohurive janë arsyeja e madhe për frikë dhe trajtimi i gabuar ngaj tyre", konsideron kjo profesoreshë, duke propozuar se njerëzit në rast se hasin në gjarpërin duhet të qëndrojnë të qetë madje edhe nëse kalon përmes tyre.

Gjarpërinjtë lëkurën e tyre të hollë, të mbuluar me një numër të madh të pllakave me brirë, e ndërojnë disa herë në vit. Nuk kanë vesh dhe nuk dëgjojnë, por ndjejnë dridhjet e valëve të zërit nëpërmjet eshtrave të nofullës së poshtme. Gjuha e tyre, e cila është burim e frikave dhe paragjykimeve të shumta, shërben si ndjenjë shumë e zhvilluar e shijës dhe e erës.

Nga përfarsisht 2.900 lloje të gjapërinjve të njohura në botë, 400 janë helmues, ndërsa në rajonin e gjërë të Ballkanit, nga 15 lloje, helmues janë pesë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron