Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan pritet që ditën e enjte të vizitojë Shqipërinë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Erdogan do të mbajë një konferencë me kryeministrin Rama dhe gjithashtu do të inagurojë edhe xhaminë e Namazgjasë.
Gjithashtu nga fotot e shkrepura te xhamia kanë filluar përgatitjet e para. Përpara xhamisë janë vendosur flamuj turk dhe shqiptarë.
Xhamia e Namazgjasë nuk do të drejtohet nga një hoxhë shqiptar, por nga një hoxhë turk. Madje në një postim në rrjetet sociale Imami turk Enes Bastur ka njoftuar se i është besuar drejtimi Xhamisë Qendrore Namazgja në Tiranë.
Xhamia e Namazgjasë është një investim me vlerë 30 milionë euro nga Komuniteti Mysliman i Turqisë. Ajo duhet të hapte dyert për besimtarët dhe të këndohej ezani i parë që në vitin 2018, dy vite pas nisjes së punimeve po kjo nuk u realizua. Sërish në vitin 2022 u diskutua që xhamia më e madhe në Ballkan të hapte dyert për besimtarët, pasi të inaugurohej nga presidenti turk Erdogan, por as këtë vit nuk u hap.
Xhamia ka një kapacitet për 5000 persona dhe një sipërfaqe prej 6000 metrash katrorë.
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.4%
-
Të gabuar
82.5%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 3157
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Krishtlindja, Kartolina e krerëve të shtetit dhe politikës për besimtarët e krishterë! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit
25 Dhjetor, 08:09
-
Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori
24 Dhjetor, 19:58
-
'Thuhet lart e poshtë ‘ai fiton, se opozita është e dobët!’ Rama 'thumbon' kritikët: Ka një arsye kryesore për fitoret e mia...!
24 Dhjetor, 19:53
-
Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!
24 Dhjetor, 19:15
-
Rama në darkën me ambasadorët për festat e fundvitit: Shqipëria nuk ka plan B, vetëm anëtarësimin në BE! Presidenti i ri i SHBA-ve sjell mundësi të reja
24 Dhjetor, 18:26
-
Kryeministri Rama ndan medaljet për 188 nxënës ekselentë: Jeni heronjtë e mi, ju kam zili! Manastirliu: Kini guxim të ëndërroni
24 Dhjetor, 11:59
-
Festat e fundvitit, fëmijët dhe prindërit e skuadrës së kryeministrisë festojnë së bashku
24 Dhjetor, 08:19
-
Turqi/ Shpërthim në një fabrikë municionesh në provincën Balikesir, raportohet për 12 të vdekur dhe 3 të plagosur (VIDEO)
24 Dhjetor, 07:59
-
'Mirror': Shqipëria, parajsa evropiane tërësisht nën radarin e turistëve
24 Dhjetor, 07:51
-
Moti për sot/ Reshje shiu dhe dëbore në gjithë territorin
24 Dhjetor, 07:40
-
Çiklizëm/ 'Giro d’Italia' 2025 fillon nga Shqipëria me tre etapa, Rama: Garohet në Tiranë, Durrës dhe Vlorë! Ndiqet nga 800 milionë njerëz (Itinerari)
23 Dhjetor, 13:07
-
Deputeti i PDK-së flet për Report Tv: Fjalimi i Ramës në parlamentin e Kosovës gjithpërfshirës, dha mesazhe se jemi një! Negativiteti i Vetëvendosjes, i pashpjegueshëm
23 Dhjetor, 12:21
Çfare do te thote Turqia emeron imam turk? Imamet i cakton KMSh. Pse nuk kerkoni sqarim nga KMSh?
PërgjigjuSe mos hapni ndonje fabrike ku te punojne mileti, Zotit po te duam i falemi dhe nga aneksi i kuzhines apo ballkoni .
PërgjigjuMirë se vini zoti president pacsit këmbën e mbarë. Qentë le të lehin.
PërgjigjuEpo mire se dhe pellazget mysliman ishin
PërgjigjuHajde turp hajde. Madje eshte pak te thuash turp, ky eshte krim kombetar. Ketej nje grek, ketej nje turk, ketej nje italian, edhe nje shtet bektashi, cfare eshte ky tmerr per Shqiperine? Mjere shqiptarët.
PërgjigjuDuhet ta "marrim me te mira" pseudo-"vellain turk" nga Anadolli, spse e zemeruam shume me Pavaresine!
PërgjigjuPastaj s'ka me justifikime për lutje ne shesh, se u bëmë gazi botes jo për gjë. Injoranca problem sh i madh i popullit tonë. A ka akoma shqiptare që e dîne se si turku ju konvertoi me dhune ne myslimane??? A e dini ku kemi qenë para pushtimit otoman dhe ku jemi sot?
PërgjigjuPerpara shpellare, e tani injorante si puna jote.