SHKUP- Lideri i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi deklaroi se, i mbështet protestat e shqiptarëve për rastin e fundit 'Monstra', ku u dënuan disa të rinj shqiptar me burgim të përjetshëm.

“Ne i mbështesim protestat, mirëpo ne jemi edhe koka intelektuale dhe racionale. I lus të gjithë shqiptarët  mos ta humbin shpresën tek procesi demokratik, dhe mos ta humbin shpresën tek aleatet tanë BE, NATO-ja dhe SHBA-ja.

Ai theksoi se, e drejtë është të protestohet çfarëdo padrejtësie që ndodh, dhe për rastin e fundit “MONSTRA”, por protesta sipas tij, duhet drejtohet aty ku duhet.

"E keqja e shqiptarëve është Ali Ahmeti dhe BDI. Për dhunë policore ndaj protestuesve shqiptar në Shkup nuk reagohet me fjalë, por me vullnet politik. Ne jemi në vështirësi të reagimit tonë,  153 mijë votues  që llogariten gati 2/3  janë dhënë kësaj politike  të Car Dushanit, politikës së represionit  dhe ne me shumë vështirësi arrijmë ta shtyjmë  përpara qëndrimin  tonë, vlerësimin tonë,  dhe rezistencën tonë", ka thënë Thaci.

Marrë nga "INA"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)