Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se java e dytë e muajit maj do të jetë më e vështira për shtetin e tij por edhe Republikën Serbe të Bosnjës, pasi do të votohet për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.
Gjatë një bashkëbisedimi që e kishte me presidentin e këtij entiteti, Millorad Dodik, Vuçiç, i tha atij se me shumë gjasë mëngjesin e 17 majit do të votohet për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.
Presidenti serb, vazhdoi sulmet ndaj ndërkombëtarëve, duke pretenduar se Gjermania po bën një fushatë brutale për ta mbyllur me sukses këtë proces në Strasburg.
“Ata do të kenë nga 29 deri në 33 vota dhe u duhet një shumicë prej 31 votash për pranimin e Kosovës, kështu që çdo gjë është në avantazhin e tyre. Deri më 17 maj nuk do të jem gjallë, më pas do të shohim”.
Sërish inatin më të madh e pati me Gjermaninë, pasi sipas tij po mundësojnë heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës.
“Epo edhe Dodik është i sanksionuar por është këtu pranë meje. Kështu që le të pimë. Ne pimë bashkë një herë në javë, ai mban një gotë raki, unë një gotë vere dhe çfarë pastaj? Nuk është lajm i mirë për ne, por të shpresojmë që të kemi marrëdhënie të mira me partnerët amerikanë”.
B.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sipas jush për kë do të votonte diaspora?
-
Mazhorancën
72.7%
-
Opozitën
19%
-
Nuk e di
8.2%
Vota total: 2806
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosova në zgjedhje të parakohshme, nënkryetari i LDK-së: Mund të mbahen në fillim Qershori ose fund Korriku! Raportet Kurti-Rama, janë formale
15 Maj, 14:34
-
Komandanti i KFOR-it: Siguria e brishtë, por jemi gati t’i përgjigjemi çdo sfide
15 Maj, 12:14
-
Kosovë/ Sekuestrohet tjetër arsenal armësh në veri, Sveçla: Janë të grupeve kriminale që sulmuan në Banjskë! Ndalohet ish-zyrtari i policisë
15 Maj, 00:35
-
Ligji për 'agjentë të huaj' para Kuvendit të Republikës Sërpska më 22 maj
14 Maj, 19:09
-
Për herë të parë Lezha do të çelë sezonin turistik në Prishtinë! Bashkia: 60 për qind e pushuesve në Shëngjin janë kosovarë
14 Maj, 13:43
-
QUINT dhe BE kritikojnë Kosovën për refuzimin e vizitës të patriarkut serb
14 Maj, 13:43
-
Osmani thotë se Serbia po e ndihmon Rusinë të hapë një front të ri kundër Perëndimit
14 Maj, 12:12
-
Scholzi ia rikujton Vuçiçit Marrëveshjen e Ohrit
14 Maj, 08:45
-
Kurti shpreh gatishmëri për të diskutuar datën e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë
14 Maj, 07:21
-
Lajçak: Jam i sigurt se mund të arrihet marrëveshje për 'Dinarin'
13 Maj, 22:49
-
Varhelyi: Serbia të harmonizojë politikën e saj me të BE-së, anëtarësimi i mundshëm brenda pesë vjetëve
13 Maj, 22:03
-
Zv.kryeministri serb Vulin sulmon Ramën dhe kërkon të ‘josh’ grekët: Vetëm bota serbe e ndal Shqipërinë e Madhe
13 Maj, 21:18