Mënyra unike që zgjodhi mësuesja për të shpjeguar mësimin...

Mënyra unike që zgjodhi mësuesja për të shpjeguar mësimin...

Veronica Duque

Mësuesit janë një ndër personat që ndikojnë shum në jetën tonë.

Veronica Duque është një mësuese 43-vjeçare që ka krijuar një mënyrë shumë unike për t’u shpjeguar nxënësve mësimin.

Për shpjegimin e anatomisë ajo vendosi të vishte një kostum ngjitur pas trupit i cili tregonte komplet muskujt dhe organet e trupit.

"Unë kam dhënë mësim për 15 vjet. Mësoj shkencë natyrore dhe shoqërore, art, si dhe anglisht dhe spanjisht tek të rinjtë e tek studentët e mi", është shprehur Veronica.

Aktualisht, ajo mëson klasën e tretë dhe vazhdimisht kërkon ide se si t'i bëjë mësimet më interesante. 

"Unë isha duke shfletuar në internet kur u shfaq një reklamë e një rrobe banje. Duke e ditur sa e vështirë është për fëmijët në një moshë të re të vizualizojnë disponimin e organeve të brendshme, mendova se ia vlen ta jepja një provë", kja thënë ajo.

Pasi burri i saj Michael Michael publikoi disa foto nga mësimi, Veronica menjëherë u bë shumë virale. Duke marrë mbi 65 mijë pëlqime dhe 14 mijë komente, kjo foto e ka bërë atë një simbol të krijimtarisë dhe përkushtimit. 

Veronica është një mësuese e re në moshë dhe madje shumë e talentuar sepse ajo përdor strategji të ndryshme për të komunikuar dhe për të shpjeguar mësimin tek studentët e saj.

Mësuesja Veronica Duque

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë