Meqë s’mund t’i zhdukin dot shqiptarët, i terrorizojnë kudo ku munden

Meqë s’mund t’i zhdukin dot shqiptarët, i terrorizojnë kudo ku munden

Terrori serb ndaj një të mituri nga Gostivari për shkak të një shqiponje!

Ky shkrim i gazetës “Koha” nga Shkupi meriton vëmendjen e opinionit shqiptar, mediave dhe politikës, gjithsesi.

Siç njofton ky medium, policia serbe ka maltretuar rëndë më 23 dhe 24 gusht një familje nga Gostivari për shkak se i biri i tyre i mitur - ndërsa po udhëtonte me prindërit nëpër Serbi -, ishte i veshur me një t-shirt me shqiponjën dykrerëshe, simbolin kombëtar shqiptar.

Afër Beogradit një patrullë e policisë serbe e ndali veturën e shqiptarit nga Gostivari. Familja u dërgua në një stacion policor dhe u mbajt peng rreth 20 orë.

E ëma e djalit është gjobitur me 30 mijë dinarë (rreth 255 euro) dhe është shpallur “persona non grata” në Serbi deri në vitin 2031. 7 vjet nuk guxon të hyjë në Serbi!

Imagjinojeni: për një bluzë me shqiponjë që e bart një fëmijë nëpër Serbi, regjimi terrorist i Beogradit gjobit, keqtrajton dhe ia ndalon hyrjen në Serbi familjes shqiptare deri në vitin 2031. Racizmi, urrejtja, përbuzja e regjimit serb ndaj çdo gjëje shqiptare është sëmundje. Sëmundje!

Po të maltretonte policia e Kosovës apo e Shqipërisë apo e Maqedonisë një familje serbe vetëm pse fëmija i saj bart një t-shirt me shqiponjën e bardhë serbe, propaganda gebelisiane e Beogradit do ta çonte peshë mbarë botën dhe do të kërkonte mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit.

Shqiptarët kanë dy shtete në Ballkan dhe kontrollojnë disa nga ministritë më të rëndësishme në qeverinë në Shkup. Do të ishte e udhës që kjo fuqi politike të shprehet përmes një proteste të qartë kundër terrorit serb ndaj familjeve shqiptare. Shqiponja është simbol nacional shqiptar.

Flamuri me shqiponjë valon në Ambasadën e Shqipërisë në Beograd. A thua çfarë problemi ka policia kriminale serbe dhe drejtësia kriminale serbe dhe politika kriminale serbe me shqiponjën? Kanë një problem: me ekzistencën e shqiptarëve! Duan t’i zhdukin. Meqë s’mund t’i zhdukin, i terrorizojnë shqiptarët kudo ku munden.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cncj: 25/08/2023 18:02

    Open Balkan sic thote vellai i Vucic.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja