Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë ka hedhur poshtë deklaratën e ministrit rus Sergei Lavrov se ka dyshime që në Ukrainë ndodhen “mercenarë shqiptarë”. Ministria bën të ditur se në shenjë proteste është thërritur Ambasadori i Federatës Ruse të cilit i është kërkuar përgënjeshtrimi i lajmit.
"MEPJ hedh poshtë kategorikisht pretendimet e publikuara sot në agjencinë e lajmeve ruse TAS dhe dyshimet e ngritura nga Ministri i Jashtëm Rus, Sergei Lavrov, për praninë e "mercenarëve shqiptarë" në Ukrainë. Në shenjë proteste është thërritur Ambasadori i Federatës Ruse të cilit i është kërkuar përgënjeshtrimi i lajmit", thuhet në reagim.
Lajmi kryesor:
Habit Lavrov: Mercenarë nga Shqipëria dhe Kosova po rekrutohen për luftën në Donbas! Ministria e Jashtme: Në shenjë proteste kemi thirrur ambasadorin Rus, i është kërkuar përgënjeshtrimi i lajmit
