Mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda do të vazhdojë karrierën te Torino. Klubi i Serie A në Itali ka njoftuar se futbollisti ka vazhduar kontratën me klubin deri më 30 qershor 2025.
Vojvoda ka firmosur kontratë të re deri në vitin 2025, me mundësi vazhdimi edhe për më tej. 28-vjeçari u transferua te Torino gjatë muajit shtator të vitit 2020 për 4 milionë euro. Mbrojtësi ka luajtur 103 takime për "Granadan" dhe ka shënuar tre gola.
Mbrojtësi ka zhvilluar 53 ndeshje dhe ka realizuar 2 gola me përfaqësuesen e Kosovës. Tanimë synimi është kapja e numrit 200 të ndeshjeve në Serie A.