Meri Lalaj: Topalli një zonjë e hekurt në parlament! Në fillim Ramën e kam votuar dhe e kam dashur, por pas mandatit të parë të tërhiqej

Meri Lalaj kandidatja për deputete e Lëvizjes për Ndryshim të Jozefina Topallit në një intervistë në Report Tv ka deklaruar se do të kandidojë në Tiranë. Ndërsa foli për Topallin ajo tha se nuk e njeh personalisht por e konsideroi atë një zonjë të hekurt në kohën që ka qenë në politikë sidomos në krye të Kuvendit.

“Topallin se njoh nga afër shumë pak e njoh, e njoh se çka bërë në politike. Ajo  ka qenë një zonjë e hekurt në kuvend dhe e admiroj për këtë. Është një model shumë i mirë. Nuk e di ku do kandidoj, sjanë përcaktuar qartë. Në këto kohë më është bërë mendje dhallë ngaqë jepen shumë premtime. Ndryshimin do e bëja në arsim. Do shikoja kushtet se ku është shkolla jonë sepse kam qenë mësuese dhe e di si funksionon sistemi. Këtë fushë mund ta merrja për ta ndjekur”, tha ajo.

Ndërkaq ajo dha dhe një mendim për liderët kryesorë duke thënë se më parë ka votuar Edi Ramën, kurse Bashën nuk e shikon si një ndryshim të mundshëm. Sipas saj vendi duhet të drejtohet nga figura të reja.

“Në fillim Edi Ramën e kam votuar dhe e kam dashur. Do ishte më mirë që pasi mbaroi atë si kryetar bashkie të tërhiqej ose të bënte vetëm një mandat si kryeministër. Unë mendo j se shqipërisë i duhen figura të reja. Një miku i mi  huaj thotë se të mençurrit shqiptarë rrinë të struktur nëpër skuta”, tha ajo.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • meri: 24/02/2021 22:03

    1-Zonjat e hekurta i duheshin regjimit,demokracis i duhen njerze te zot.2-Pse duhet te terhiqej Rama nga politika ,kur shumica e shqiptareve e votojne ? 3-Topalli eshte figur e re ne politike ??? Zonje,je shume e vonuar per t'u mar me politike,leri vendin te rinjeve te vendosin per te ardhmen e tyre.

    Përgjigju
  • vangjeli: 24/02/2021 21:39

    Ku e keni gjetur kete plake qe i ka ikur vorraxhiut nga duart.... O Zot sa te rjedhur qe ka ketu te ne.

    Përgjigju
  • Beni: 24/02/2021 20:30

    Edhe kjo plaka e rrjedhur do te behet deputete?Bravo.Shko mi gru ne azil,ti pi nje grusht me ilaçe n'dite,banjon e do me vete.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë