Merkato, Arsenal: Nuk e duam
Lemarin, Ozil mbetet në Londë

Merkato, Arsenal: Nuk e duam<br />Lemarin, Ozil mbetet në Londë
Arsenal ka shuar zërat e një transferimi të mundshëm të Tomas Lemarit nga Monaco te londinezët, ndërsa ka konfirmuar se gjermani Mesut Ozil do jetë pjesë e llogarive të Arsenalit.

Skuadra e Arsenalit është distancuar nga transferimi i mesfushorit të skuadrës së Monacos, Tomas Lemarit.

Shërbime e këtij lojtari nuk do jenë në llogari të topçinjve për sezonin e ri, lajmin e konfirmon tabloidi britanik, Daily Mail, ku thekson se Arsenal ka heqë dorë përfundimidht nga transferimi Lemarit, ndërsa po mendohet të mbahen shërbimet e Ozilit dhe Sanchesit dhe për sezonin e ri.

Ndër të tjera tabloidi britanik Daily Mail, thekson se vetë timonieri i londinezëve të Arsenalit nuk dëshiron të këtë në skuadrën e tij shërbimet e Lemarit, ndërsa Arsen Venger vazhdon të besoj tek dyshja Ozil-Sanches.

Futbollisti gjerman, Mesut Ozil, do vazhdojë të luaj për Arsenali, ndërsa e ardhmja e kilianit, Alexis Sanches mbetet për t’u parë, sepse kërkesa për këtë lojtar ka dhe nga Paris Saint Germain dhe Manchester City.

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Artisti italian krijon portret gjigand të Kamala Harris në tokë

Artisti italian krijon portret gjigand të Kamala Harris në tokë