Merkato e frikshme këtë verë La Liga shpenzon si kurrë më parë

Merkato e frikshme këtë verë La Liga shpenzon si kurrë më parë

Merkato e futbollit prej pak sezonesh mund të cilësohet si e çmendur pasi kampionate të fuqishme në Europë po kalojnë sezon pas sezoni shifrën e 1 miliardë eurosh. Diçka të tillë e ka bërë edhe Spanja këtë verë për herë të parë në historinë e saj.

Gjithsesi ajo që bën më shumë përshtypje është se kjo ka ndodhur vetëm dy javë pas hapjes zyrtare të merkatos, në një kohë kur kanë mbetur afërsisht edhe 7 javë të tjera pasi në Spanjë merkato mbyllet me 2 shtator.

Kapërcimi i shifrës së 1 miliardë eurove u bë këtë fundjavë teksa u mbyllën transferimet e Griezmann (Barca), Edu Exposito (Eibar), Maxi Gomez (Valencia), Santi Mina e Jorge Saenz (Celta). Ndërkohë kjo shifër pritet të kalohet frikshëm pasi në process transferimi ose të paktën përflitet se në ‘La Liga’ këtë sezon do të kalojnë edhe yje të tjerë si Pogba, neymar, James Rodriguez apo Mane.

Sa I përket transferimeve më të shtrenjta deri më tani mund të përmnedim Joao Felix për 126 mln euro te Atletico Madrid, Antoine Griezmann për 120 mln euro te Barcelona, Hazard 100 mln euro te Real Madrid, De Jong për 75 mln euro te Barcelona, Jovic për 60 mln euro te Real Madrid dhe Eder Militao për 50 mln euro pot e Real Madrid.

Sipas Mundo Deportivo Real Madrid është klubi q ëka shpenzuar më shumë deri më tani në Spanjë dhe në Europë me 303 mln euro, ndjekur nga Barcelona me 221 dhe Atletico e treta me 206,5.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë