TIRANË - Ilion Lika është zyrtarisht futbollist i Tiranës. Ka nisur me rikthimin e portierit, merkatoja e fuqishme që pritet të bëjnë në janar donatorët e skuadrës për të siguruar mbijetesën.

Ish-kapiteni rikthehet në skuadrën kryeqytetase falë ndërhyrjes së dy donatorëve që drejtojnë aktualisht Tiranën, Halili dhe Morina.

Donatorët kanë gjetur akordin me klubin e Kastriotit pjesë e të cilit ishte Lika në pjesën e parë të sezonit dhe duke filluar nga janari i vitit 2014 portieri Ilion Lika është pjesë e bardhebluve.

Pas zyrtarizimit të rikthimit të tij Lika shprehet i lumtur që është rikthyer te Tirana.”Falenderoj Halilin dhe Morinën, por edhe drejtuesit e Kastriotit”, ka thënë portieri.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)