Merkato/ Inter hedh Martinez në treg, Silva kërkon largimin nga Manchester City! Arsenal blen mbrojtës për 50 mln euro

Me një vit të mbetur në kontratë dhe rinovimi në pikëpyetje Inter po mendon seriozisht për shitjen e Lautaro Martinez, i konsideruar deri më tani si i paprekshëm. Me mbërritjen e ofertës së duhur Inter është gati të negociojë, ndërsa menjëherë po shikohen edhe alternativat. Sipas gazetarit ekspert në merkato Gianluca di Marzo Arsenal është klubi i parë që ka shfaqur interes për ‘El Toron’, ndërsa Inter po mendon ta zëvendësojë me Joaquin Correa-n, i cili luan me Lazio-n.

Ndërkohë nga Anglia bëjnë me dije se Bernardo Silva ka shprehur dëshirën për t’u larguar dhe këto mund të jenë ditët e fundit në Manchester. City është afër blerjes së yllit të Aston Villa-s Grealish, ndërsa Silva ka si objektiv rikthimin në Spanjë. Për momentin situatën po e monitoron Barcelona dhe Atletico Madrid, ndërsa shumë shpejt mund të paraqesin një ofertë zyrtare.

Sakaq edhe e ardhmja e James Rodriguez është në pikëpyetje, pasi trajneri i ri i Evertonit Rafa Benitez i ka bërë të qartë se nuk e sheh titullar. Në një video komunikim me tifozët kolumbiani fillimisht është shprehur se do të shkojë atje ku e duan, duke lënë të nënkuptohet se largimi është i sigurtë. Më pas 30-vjeçari ka shtuar se deri më tani ka luajtur në Ligat më të rendësishme si Premier League, La Liga, Bundesliga dhe Ligue 1 dhe si i mungon Italia. Deri më tani për shërbimet e tij është interesuar Milani, por ende nuk ka një strategji të qartë për blerjen e tij.

Në Angli Arsenal ka zyrtarizuar blerjen e qendërmbrojtësit Ben White për 50 milionë paund nga Brighton. 23-vjeçari është bërë blerja e dytë më e shtrenjtë në Premier League për këtë merkato pas Sancho-s te Manchester United. Ëhite pritet të jetë një pikë referimi në mbrojtjen e ‘topçinjve’, ndërsa drejtuesit i kanë ofruar rinovimin edhe spanjollit Hector Bellerin.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kandidat për eurodeputet grek, studiuesi Bido: Nga dje, Beleri politikan i shtetit grek! Duhet t’i hiqet shtetësia shqiptare

Kandidat për eurodeputet grek, studiuesi Bido: Nga dje, Beleri politikan i shtetit grek! Duhet t’i hiqet shtetësia shqiptare