Erik Orlando Herrera është përforcimi i radhës i ekipit të Partizanit. Klubi njoftoi se ka arritur marrëveshjen me mesfushorin 25 vjeçar nga Panamaja, teksa ka nënshkruar edhe një kontratë 1 vjeçare me lojtarin.
Herrera do ti bashkohet skuadrës 15 herë kampione të vendit të premten në Kasha të Italisë, ku ekipi do të zhvilloje dhe fazën përgatitore.
Partizani ka realizuar disa goditje në merkato deri tani, por kryesore është sulmuesi Çani, i cili ka qenë më parë edhe pjesë e kombëtares shqiptare.
Partizani këtë edicion është bërë “Made in Italia” pasi Moxhi ka sjellë në Shqipëri përpos trajnerit edhe drejtorin teknik luliano, ndërsa ka deklaruar pak ditë më parë që ka objektiv të ndërtojnë një “Juventus të vogël” në Shqipëri.
Skuadra i është drejtuar ditën e mërkurë Italisë, vend në të cilin do të zhvillohet edhe fazën përgatitore.
“Grand Hotel Elite” në Kashia, do të jetë edhe rezidenca ku ekipi do të akomodohet deri në 31 gusht për të nisur përgatitjet në prag të sezonit të ri futbollistik 2017 – 2018.
Përgjatë fazës përgatitore pjesë e axhendës do të jetë edhe miqësorja ndaj Ternanës e programuar për tu luajtur në datën 19 gusht.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com