Merkato u mbyll, por Premier League u 'çmend'! Rekord historik shpenzimesh, Chelsea mban vendin e parë

Krizës së inlacionit këtë vit nuk i ka shpëtuar as Anglia, por klubet e Premier League ka vendosur këtë sesion të merkatos së verës një rekord të frikshëm përsa i përket shpenzimeve. Sipas ‘Dailymail’ 20 klubet e kampionatit më të fortë në botë kanë thyer rekordin e 2017 që ishte 1.45 miliardë paund, duke e çuar në mbi 2 miliardë paund në 2022.

Në 2017 rekordin e mbante Manchester City që nën drejtimin e Guardioës shpenzoi në merkaton e verës afërsisht 223 milionë paund, ndërsa këtë verë Chelsea e ka çuar rekordin në afërsisht 271 milionë paund, gati 50 milionë më shumë.

Tranfserimet më të shtrenjtë të Chelsea këtë merkato, që përfundoi të enjtën në mbrëmje, janë mbrojtësi Fofana i marrë për gati 70 milionë paund, Cucurella për 62 milionë paund, Stëling 50 miliona paund si dhe Koulibaly për 34 milionë paund.

Në fillim të verës Chelsea ndryshoi pronësinë duke kaluar nga rusi Abramovich te amerikani Tod Boehly, i cili tregoi qartë se do vijojë trashëgiminë e shpenzimeve rekord. Nëse do marrim 6 rekordet e vendosura nga klubet që kanë shpenzuar më shumë në një sesion merkatoje Chelsea gjendet 3 herë. Fillimisht në 2017, më pas në 2020 dhe tani në 2022.

Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mitsotakis flet për 'Vetëvendosje' të minoritetit grek, Alban Daci: Nuk është shaka! Kanë doktrinë Vorio-Epirin! Gazetarja Esiona Konomi: Provokim politik për konsum në Athinë

Mitsotakis flet për 'Vetëvendosje' të minoritetit grek, Alban Daci: Nuk është shaka! Kanë doktrinë Vorio-Epirin! Gazetarja Esiona Konomi: Provokim politik për konsum në Athinë