/ATSH-DPA/ - Zyrtarë gjermanë do të përpiqen të zbusin tensionet me Uashingtonin gjatë vizitave të tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës javët në vazhdim.
Marrëdhëniet mes tyre pësuan tronditje nga zbulimet për përgjime rreth dy vite më parë, përfshirë faktin se Agjencia për Sigurinë Kombëtare kishte përgjuar celularin personal të kancelares gjermane, Angela Merkel.
Paskësaj, nëpërmjet një manovre të paprecedentë vitin e kaluar, Gjermania dëboi shefin e shërbimeve sekrete amerikane në Berlin, si kundërpërgjigje pas zbulimeve se të paktën një person i shërbimeve sekrete gjermane kishte bashkëpunuar me amerikanët.
Nesër, Merkel do të udhëtojë në Nju Jork dhe të premten do të takohet me liderët botërorë për Samitin e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Merkel do të zhvillojë një takim edhe me presidentin e Amerikës, Barack Obama në vizitën e saj treditore.
Ata u takuan më herët këtë verë në samitin e grupit të shtatë fuqive botërore në Bavari, ku Obama piu birrë me banorët e zonës, gjest ky për përmirësimin e marrëdhënieve mes aleatëve të vjetër.
Ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, do të mbërrijë në Nju Jork të dielën për të mbajtur një fjalim përpara Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Presidenti gjerman, Joachim Gauck do të fillojë turin e tij amerikan me 6 tetor në Filadelfia, ku dhe u shpall pavarësia e SHBA-së më 1776. Më pas, ai do të takohet me Obamën në Shtëpinë e Bardhë.
Gauck gjkthashtu do të marrë pjesë në festimet e 25-vjetorit të ribashkimit të Gjermanisë në ambasadën gjermane.
Në bisedimet mes Obamës dhe liderëve gjermanë ka gjasa të përfshihet edhe lufta në Siri dhe kriza e refugjatëve, pa përjashtuar marrëdhëniet e të dy vendeve me Rusinë, veçanërisht duke pasur parasysh konfliktin në Ukrainë.
Pjesë e axhendës ekonomike është Partneriteti Transatlantik i Tregtisë dhe Investimeve (TTIP), që do të krijonte hapësirën më të madhe botërore të tregtisë e që do të ndihmonte në gjallërimin e ekonomisë së Bashkimit Evropian.
/Shqiptarja.com