/ATSH-AFP/ - Kancelarja gjermane, Angela Merkel përmendi sot "ndjenjën e solidaritetit" që i ka dhënë jetë Gjermanisë në momentin e ribashkimit të vendit në vitin 1990, duke vlerësuar se kjo ndjenjë po i shërben sot vendit për të kapërcyer me sukses sfidën e integrimit të refugjatëve.
Uniteti gjerman është kryesisht diçka shumë e veçantë dhe speciale. Nuk mund ta krahasoj lehtësisht me valën e tanishme të refugjatëve", deklaroi Merkel në podcast-in e përjavshëm, ndërsa Gjermania do të festojë së afërmi 25 vjetorin e Ribashkimit të vendit, më 3 tetor 1990.
"Në atë periudhë kemi treguar përballje me një evoluim të gjërave. Kemi patur forcën për të zotëruar këtë zhvillim", këmbënguli kancelarja duke vënë në dukje se integrimi i migrantëve të cilët po mbërrijnë masivisht në Gjermani do të kërkojë përpjekje të mëdha në fushën e integrimit.
"Kjo është një ndjenjë e përgjithshme ndërsa një detyrë e rëndësishme na është dhënë tashmë dhe ne do t'ia dalim mbarë. Unë mendoj se gjithëçka do të na ngelet në memorie", deklaroi Merkel.
Kjo është ajo që shumë shumë persona janë angazhuar sot të përmbushin këtë detyrë. Ato po e trajtojnë këtë detyrë me këtë ide në kokë: ne duam t'ia dalim mbarë dhe gjithashtu mundemi ta përmbushim me sukses".