/ATSH-DPA/ - Kancelarja gjermane, Angela Merkel bën thirrje për një hetim të shpejtë dhe transparent të skandalit të testimit të emisioneve që ka përfshirë markën e njohur gjermane të makinave Volkswagen.
"Unë shpresoj që faktet të paraqiten sa më shpejt në tavolinë", deklaroi Merkel.
"Ne kemi nevojë për transparencë të plotë në këtë situatë të vështirë", shtoi Merkel.
Ministria italiane e Transportit dhe Infrastrukturës ka thënë më herët se po priste përgjigje nga të dyja palët, si nga Volkswagen ashtu edhe nga KBA, Kraftfahrt-Bundesamt, për objektin kryesor të testimit për këto makina.