/ATSH-AFP/ - Kancelarja gjermane Angela Merkel vlerësoi sot se duhet të bisedohet me presidentin sirian Bachar al Assad për të gjetur një zgjidhje për konfliktin që po rrënon vendin dhe ka shkaktuar mërgimin e mijëra sirianëve që i largohen luftës.
"Duhet biseduar me shumë aktorë, dhe kjo implikon edhe Assadin, por ka edhe të tjerë", deklaroi kancelarja gjermane në fund të një mbledhje të jashtëzakonshme të 28 vendeve të BE-së në Bruksel, që i dedikohej krizës së migrimit në Evrop.
"Duhet biseduar jo vetëm me SHBA-në dhe Rusinë, por edhe me partnerët rajonalë të rëndësishëm si Irani dhe vendet sunite si Arabia Saudite", thaksoi Merkel.