Merkel: Nuk duhet braktisur ekuilibri buxhetor pavarësisht migrantëve


/ATSH-AFP/ - Kancelarja gjermane Angela Merkel kërkoi sot për të mos hequr dorë nga objektivi i mbajtjes në ekuilibër financat publike gjermane, pavarësisht shpenzimeve me të cilat përballet vendi për pritjen e mijëra refugjatëve.
"Ne nuk kemi të drejtën të braktisim objektivin për një buxhet në ekuilibër", deklaroi kancelarja konservatore para deputetëve të Bundestagut, gjatë debatit parlamentar për buxhetin e vitit 2016.
"Nëse ka arsye objektive, sigurisht që nuk duhet të mbyllemi në kuadrin e një buxheti shumë strikt. Por kriza e refugjatëve nuk duhet të bëhet një arsye për të devijuar nga linja buxhetore e qeverisë", theksoi Merkel.
Vitin e kaluar, Gjermania arriti të vendosë buxhetin federal në ekuilibër për herë të parë që prej vitit 1969 dhe vendi kërkon që kjo "zero e rrafshët" të bëhet një normë.
Këtë viti financat publike do të jenë në rritje dhe për momentin projket buxheti i vitit të ardhshëm qëndron në ekulibër.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Babai i Dua Lipas nostalgjik për kohën e shkuar: Kam shitur xhaketa lëkure