Në mesazhin e fundvitit, kancelarja gjermane mori pjesë, megjithëse me moderimin e zakonshëm, përkrah Greta Thunberg. "Ne duhet të bëjmë gjithçka të mundshme për t'u përballur me sfidën, do të sigurohem që Gjermania të bëjë pjesën e saj"

“Ngrohja globale është e vërtetë, dhe është një kërcënim, i shkaktuar nga ne".

Në fjalimin tradicional të fundvitit, kancelarja gjermane Angela Merkel mori një qëndrim vendimtar për çështje mjedisore, duke nënvizuar se emergjenca klimatike është shqetësuese.

Kancelarja është pothuajse në fund të mandatit të saj dhe ajo kishte vendosur të përfitonte nga vëmendja e audiencës televizive të Vitit të Ri për të nisur një apel për përgjegjësitë e gjeneratës së re.

"Ne duhet të bëjmë gjithçka njerëzore të mundshme për të përmbushur sfidën mjedisore", tha kancelarja.

"Do të jenë fëmijët dhe nipërit tanë që do të duhet të jetojnë me pasojat e asaj që ne po vazhdojmë të bëjmë. Unë do të përdor të gjitha forcat e mia për të siguruar që Gjermania të bëjë pjesën e saj, nga një këndvështrim ekologjik, ekonomik dhe shoqëror, për të vënë nën kontroll ndryshimet klimatike", tha Merkel.