/ATSH-DPA/ - Kancelarja gjermane, Angela Merkel paralajmëroi sot se Bashkimi Evropian është gati të vendosë sanksione të reja kundër Rusisë nëse marrëveshja e armëpushimit për lindjen e Ukrainës do të shkelej.
Deklarata e Merkelit u bë pas takimit në Bruksel me presidentin e Komisionit Evropia, Jean-Claude Juncker.
"Integriteti territorial quhet i rivendosur në Ukrainë, vetëm atëhere kur zyrtarët ukrainas të kufirit do të munden ta ruajnë sërish të gjithë vijën kufitare mes Ukrainës dhe Rusisë", deklaroi ajo.
Ukraina deklaroi sot se separatistët vazhdojnë të shkelin armëpushimin.