Merkel: Serbia duhet ta zbatojë
në tërësi Marrëveshjen

Merkel: Serbia duhet ta zbatojë<br />në tërësi Marrëveshjen
GJERMANI- Kancerlarja gjermane Angela Merkel ka thënë sot para anëtarëve të Bundetsagut se mbledhja e parë mes Bashkimit Europian dhe Serbi për negociatat për anëtarësimin e saj në BE duhet të mbahet në janar të vitit 2014 dhe kjo vetëm nëse në dhjetor ka elemente të sakta se ka zbatim të plotë të Marrëveshjes Kosovë –Serbi.

Angela Merkel i ka dhënë një mesazh të qartë Serbisë se gjashtë muajt e tjerë të vitit 2013 janë vendimtar për të zbatuar marrëveshjen me Kosovën, ndryshe nuk do të ketë datë të negociatave për anëtarësim.

Merkel ka bërë të qartë pozicionin gjerman karshi Serbisë një ditë para se Këshilli Europian të vendos nëse Serbisë do t’i jepet data e fillimit të negociatave për anëtarësim dhe Kosovës hapja e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit.

Në fjalën e saj në Bundestag, i cili sot po debaton rreth datës për fillimin e negociatave me Serbinë për anëtarësim në BE, Merkel ka shprehur qëndrimin strikt të saj se nuk janë bërë hapat e nevojshëm nga Serbia për të marrë dritën jeshile të datës së hapjes së negociatave.

Ajo ka thënë se Gjermania pret anëtarësimin e plotë të Serbisë në Bashkimin Europian vetëm pas normalizimit të plotë të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Qëndrimi gjerman është një kthesë negative për Serbinë pas sinjaleve shpresëdhënëse që dha takimi i ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Europian në Luxemburg.

Ky takim përmes një në njëfarë mënyrë i kishte dhënë dritën jeshile Kosovës për fillimin e negociatave të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit, pa paragjykim për pozitën e vendeve anëtare ndaj statusit të Kosovë, ndërsa Serbia të nisë negociatat për anëtarësim.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Elisa Spiropali flet si kryetare e Kuvendit, mesazh opozitës: ​​​​Nuk do më keni përballë por në krah, do jem vullnetmirë

Elisa Spiropali flet si kryetare e Kuvendit, mesazh opozitës: ​​​​Nuk do më keni përballë por në krah, do jem vullnetmirë