Kancelarja gjermane Angela Merkel tha në Bruksel të premten, pas vendimit të Këshillit Evropian mbi hapjen e bisedimeve të pranimit me Serbinë, që zbatimi i marrëveshjes së Brukselit është parakusht për konferencën e pranimit.
Zbatimi do të jetë vendimtar, tha Merkel në një konferencë për shtyp në Bruksel, duke nënvizuar se zbatimi do të duhet të përparojë sipas planit, që do të thotë se marrëveshjet e nënshkruara duhet të zbatohen.
Merkel tha se Këshilli i Europës do të diskutojë me Serbinë edhe një herë tjetër në muajin dhjetor, me qëllim për të vlerësuar përparimin në zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve dhe për të konfirmuar një kornizë për bisedimet e hyrjes në BE.
“Serbia dhe Kosova kanë bërë shumë përparim në normalizimin e marrëdhënieve. Unë kujtoj vizitën time në Beograd dy vjet më parë dhe janë kapërcyer shumë probleme dhe ka një përparim të vërtetë, theksoi Merkel.
Duke pasur këtë në mendje,dhe nga pikëpamja e Berlinit është e mundur që konferenca e parë mbi anëtarësimin e Serbisë do të mbahet në janar të vitit 2014,ka shtuar kancelarja gjermane.
Kur u pyet nga gazetarët nëse Serbia do ti duhet të njohë pavarësinë e Kosovës në mënyrë që të bëhet shtet anëtar i BE-së, kancelarja gjermane anashkalojë përgjigjen duke thënë se bisedimet, siç të gjithë e dimë, do të zgjasin mjaft gjatë.
Merkel nënvizoi se BE-ja ka ofruar një perspektivë evropiane për të gjithë në Ballkanin Perëndimor.
Ajo vuri në dukje gjithashtu se Gjermania ka rreth 1,000 trupa në Kosovë dhe kjo është arsyeja pse unë mendoj se progresi është shumë i rëndësishëm. Ne kemi një plan të qartë zbatimi, i cili është vendimtar për hapjen e bisedimeve të hyrjes në BE, përfundoi Merkel.
Redaksia Online
(l.c./mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com