Merkoçi në Report TV: Skandal, Balluku me një firmë do japë leje ndërtimi në 2100 km2, SPAK merret me cironkat dhe jo me këtë!

Avokati Fatmir Merkoçi kritikoi ashpër punën e deritanishme të SPAK, duke thënë se ka kapur vetëm ‘cironkat’ në shtatë vite, kur korrupsioni është galopant dhe qeveria qëndron ende në këmbë.

Nga ‘Studio Live” e Report TV ai iu referua një skandali të fundit si shembull që institucioni i akuzës nuk vepronte në nivele të larta.

Merkoçi e quajti të turpshme dhe skandaloze rastin e zv/kryeministres Belinda Balluku, e cila do të ketë të drejtën që me firmë të saj të aprovojë leje ndërtimi në një territor prej 2100 kilometrash katrorë tokë dhe kjo vetëm me një vendim.

“Ke një rast konkret, zonja Belinda Balluku vetëm me një firmë do menaxhojë mbi 2100 km katrorë, do japi leje ndërtimi, do i ketë në kontroll. Çfarë është kjo? SPAK ka marrë fonde sa të duash dhe është marrë me vogëlsira, kur vjen puna për të madhen s’e kemi parë, si te ky rast më sipër. SPAK ka mandat 9 vjeçar, por ca do bëhet më tej?  Ka kaq vjet dhe nuk kam parë asgjë konkrete deri tani. Kanë kap ca cironka dhe kaq. Thotë kam hetuar kaq njerëz të qeverisë dhe qeveria rri ende në këmbë (59 zyrtarë dhe ish-zyrtarë socialist të akuzuar dhe arrestuar). Korrupsion galopant. Të gjithë me akuzë qesharake, ‘shpërdorim detyre’. Firmos tender me 100 milionë euro dhe quhet shpërdorim detyre, ky është skandal”, nënvizoi ai.

Gjithashtu avokati kujtoi deklaratat e bujshme të zv/kryeministrit në arrati, Arben Ahmetaj, që denonconte korrupsionin qeveritar.

“Ke edhe kryeministrin aktual që ka vjedhur me koncesione, tenderë, toka. I deklaroi edhe zv/kryeministri Arben Ahmetaj, i nxori aferat. Rama vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk i zbaton, ke vendimin për Teatrin Kombëtar dhe Rama e shembi. Keni dhe raportin e DASH që thotë ‘qeveria më e korruptuar’, tha Merkoçi. 

A.Q/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë