Mero Baze: A do të pyetet Berisha për takimet me Almën?

Mero Baze: A do të pyetet Berisha për takimet me Almën?

Prokuroria ka dërguar me arrest në burg Safet Gjicin dhe ka nisur ndjekje penale ndaj Alma Kaçi, pasi ka hetuar për një javë provat që zbardhin historinë e skandalit të tyre seksual. Ndalimi me arrest shtëpie i Alma Kaçit, është një vendim i rëndësishëm, pasi nuk kemi të bëjmë me një skandal seksual të rëndomtë, apo ndonjë histori dashurie, por me një skemë shantazhi të maskuar si skemë korrupsioni.

Vajza në fjalë, për llogari drejtpërdrejt të Sali Berishës, është përfshirë përmes një tutori të tij në Kukës, në një skemë infiltrimi duke provokuar dhe më pas maskuar gjithë historinë si një shkëmbim favoresh seksuale. Në të vërtetë ajo histori nuk është as siç u përpoq të mbrohej Safeti si lidhje intime, as siç po përpiqet të mbrohet ajo vajza si mënyrë për të përfituar nga posti i tij.

Kërkesa e saj formale për një projekt për qentë e rrugës duket qartë që është e gënjeshtërt, pasi ajo nuk jep as emrin e saj real për nënkryetarin e Bashkisë dhe ndërkohë flet për një kompani të sajën e cila në fakt është thjesht e regjistruar më 2021 pa asnjë ditë punë, pa asnjë bilanc dhe e mbytur nga gjobat për mosdeklarime.

E gjithë kjo është bërë për të mbuluar pistën e vërtetë që është shantazhi ndaj kryebashkiakut përmes njerëzve të Berishës në Kukës. Fakti që vajza e skandalit është në ndjekje penale, ka shumë rëndësi, pasi dëshmon se prokuroria i ka zbuluar gënjeshtrat për lidhje intime apo përfitime ne favoret seksuale dhe është duke hetuar skemën e shantazhit.

Natyrisht Safet Gjiçi ka përgjegjësinë e tij të rëndë në gjithë këtë histori përfshi dhe çmimin që po paguan në opinion publik, por nëse prokuroria zbardh dhe administron mesazhet e vajzës në fjalë, takimet që ka lënë me Sali Berishën tre ditë para takimit me Safetin dhe tre ditë pas takimit, nëse zbardhen sms me tutorin e Berishës në Kukës, takimet e vajzës menjëherë me të pasi del nga zyra e Berishës, filmimi i videos erotike mbi ekranin e kompjuterit, për tu siguruar qe e ka filmuar dhe detajet e tjera, skema del e pastër. 

Sali Berisha është në qendër të ideimit, provokimit dhe shantazhimit të Safet Gjiçit përmes një vajze të cilën Shërbimi Informativ e ka përdorur prej dhjetë vitesh, sipas vetë dëshmive të saj në redaksitë e gazetave si bashkëpunëtore në disa veprimtari të tij në Durrës. Njeriu i SHISH që e ka rekrutuar në Durrës dhjetë vite më parë, tani është në Kukës po në SHISH, aty ku dhe ndodhi ngjarja. Në panik e sipër për tu mbrojtur pas skandalit vajza në fjalë i ka treguar në disa vende komunikimet me Berishën dhe tutorin e tij në Kukës. Prokuroria e ka shumë të lehtë t'i administrojë ato, dhe të thërrasë Sali Berishën si person në dijeni të këtij skandali. 

Meqë nuk e thirrën kurrë pse vrau në bulevard me 21 janar, meqë nuk e thirrën kurrë pse vrau për biznesin e djalit në Gërdec, të paktën ta thërrasin, pse po rrezikon të nxisë një sagë të re hakmarrjesh fisnore në Kukës, duke përdor një vajzë fatkeqe që fati e ka dorëzuar në duart e burrave të ligj si ai, që nuk kanë mëshirë të të çojnë drejt rrezikut të jetës për hallin e tyre. Meqë ky njeri nuk u hetua kurrë si kriminel serioz të paktën të hetohet si burrë lapangjoz. 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bxl: 25/06/2023 23:06

    O Mero Baze po na e shpife Berisha Berisha ndonje ditē do thuash a e ka ber shurren Berisha kur ka dal nga shtepija apo jo !! Po sikur ta ka QI grun Berisha o More !!! Po fol diçka dhe per ata qe po zotrojn e po na len pa buk !! Leri dava kurvash !! Kapu me diçka me serjoze qe eshtë ne ndim te popullit…..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Graciano Tagani: Vesa kishte pëlqim për Romeon, i shkëlqenin sytë

Graciano Tagani: Vesa kishte pëlqim për Romeon, i shkëlqenin sytë