Mero Baze: Albin Kurti po e bën Perëndimin më të urryer se Serbia, në Kosovë

Mero Baze: Albin Kurti po e bën Perëndimin më të urryer se Serbia, në Kosovë

Albin Kurti

Dështimi i një raundi bisedimesh nuk është ndonjë dramë e madhe sikur ai të mos jetë qëllim. Ajo që ka ndodhur dje në Bruksel nuk ishte dështim i nj raundi bisedimesh, por hapi i parë i një objektivi politik të Albin Kurtit për ta zhvendosur konfliktin nga Beogradi në Bruksel.

Nëse shikon deklaratat e sotme të Kurtit dhe stafit të tij, ata kanë një vetndjerje krenarie për atë që ka ndodhur dhe vazhdojnë ti kërkojnë llogari Borellit dhe Evropës . 

Pra jo vetëm që nuk ka një reflektim për spiralen ku po hyjnë, por ka një qartësi të objektivit të tyre se beteja kundër Beogradit, fitohet duke mundur perëndimin, duke e bërë kështu automatikisht Evropën aleate të Serbisë.

Pra drama nuk është se dështon një seancë bisedimesh. Drama qëndron tek fakti se udhëheqja politike e Kosovës në pushtet, po e trajton Bashkimin Evropian Britaninë e Madhe dhe SHBA si aleatë të Serbisë. Kjo qasje i legjitimon ata pastaj që betejën të mos ta zhvillojë më me Beogradin por me Brukselin dhe Uashingtonin.

Kjo qasje është e rrezikshme për Kosovën së pari se nuk është e vërtet. Dhe çdo politikë e ngritur mbi të pavërteta dhe mbi gënjeshtra populiste të fut në qorrsokak. Të shpallësh perëndimin aleat të Serbisë, një shtet të cilin e ka bombarduar për shkak të Kosovës, dhe pastaj të ndërtosh strategji politike si mund të luftosh Perëndimin si aleat i Serbisë, bazuar në gënjeshtra dhe paranoja është një marrëzi që buron nga qëllime të qarta populiste për të hyrë në histori si “Viktimë” e luftës së Perëndimit ndaj Kosovës.

Nga ana tjetër kjo qasje është e rrezikshme për Kosovën pasi edhe si gënjeshtër i bën boll punë Serbisë, e rehabiliton atë në sytë e Perëndimit dhe krijon një imazh pozitiv për qasjen që kanë në dialog. 

Mjafton të shikosh se si Vuçiq, i cili në fakt është nxitës i largimit të serbëve ndaj institucioneve, përgjërohet që ata të kthehen në institucione, ndërsa Kurti që vuan pasojat e këtij largimi, sillet sikur është gëzuar që i kanë ikur se mund të gjej të tjerë. 

Përfaqësimi politik i serbëve në veri, nuk është çështje numrash dhe serbët nuk kanë dy alternativa kombëtare në veri. Ata kanë vetëm një dhe ajo është komandohet nga Beogradi,. Megalomania e Kurtit dhe Osmanit që bëjnë sikur do gjejnë serb të tjerë të mirë të bashkëpunojnë me ta, të kujtojnë Slobodan Miloshevicin, e fund viteve 80 kur gjente shqiptarë “të mirë” në Kosovë për të përfaqësuar Kosovën në Serbi. Por Miloshevici kishte fuqi dhe e bënte atë teatër. Kurti as teatër nuk ka fuqi të bëj.

Së fundmi qasja që Perëndimi është aleat i Serbisë, krijon një perceptim të pavërtet për Kosovën si vend primitiv, që nuk është në një gjatësi vale me perëndimin dhe bën të besueshme çdo akuzë ndaj saj, përfshi dhe akuzat fals për keqtrajtim të pakicës serbe.

Ti heqësh vendit tënd certifikimin si vend aleat me Perëndimin dhe t'ia japësh me zor një vendi si Serbia, do të thotë të certifikosh Serbinë si vend perëndimor, ose të konsiderosh perëndimin një sistem diktatorial, racist, pro rus etj. 

Tani Albin Kurti mund të zgjedh kë të dojë nga këto opsione, por një gjë e ka arritur në krye të qeverisë së Kosovës, duke e zhvendosur konfliktin Kosovë-Serbi në konflikt Kosovë-Perëndim. 

Sot në fjalorin politik të Kurtit dhe mbështetësve të tij Josif Borreli është më i urryer se Vuçiqi dhe SHBA e BE më të rrezikshme se Rusia. Dhe e gjithë kjo në emër të “patriotizmit” shqiptar.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ora: 23/11/2022 02:34

    Vertik e ndryshon shenjestren patronazhisti Mero, sa nga Berisha tek Kurti. Te le pa fjale, madje edhe vete kryepyken Ramemediokerrin. Aq i zellshem eshte ne servilizem.

    Përgjigju
  • fatos: 22/11/2022 20:40

    Zoteri lexo Petro Zhejin,nga tani shruaj per BOrrwll dhe kompani. Nuk shiten PELLAZGET!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë