Mero Baze: Berisha po sillet si i pandehur dhe person në dijeni për vajzën dhe djalin e tij

Mero Baze: Berisha po sillet si i pandehur dhe person në dijeni për vajzën dhe djalin e tij

Sali Berisha

Për të gjithë ata që nuk kuptojnë gjuhën e koduar të Sali Berishës kundër SPAK, në dy çështje konkrete, atë të klubit Partizani grabitur nga vajza e tij dhe atë të Gërdecit, ku pronar real është djali i tij, mund të shikojnë intervistën e tij të djeshme në A2, për të kuptuar se ai është një ndjekës I vëmendshëm hap pas hapi I çdo hetimi ndaj vajzës dhe djalit të tij.

Detajet me të cilat ai fliste për historikun e tokës së Klubit “Partizani”, sulmin ndaj Dekretit të Jakomonit që ka shpronësuar familjet tiranase kur ua ka marrë tokën, referencën ndaj Arkivës së Shtetit e cila një herë ka dhënë deklaratë zyrtare se ato toka janë shpronësuar dhe pastaj kur ka ndërhyrë vajza e Berishës deklarata është zhdukur dhe detaje të tjera nga dosja, tregojnë se Berisha është tërësisht I informuar në çdo detaj për dosjen.

Përfshirja e tij kaq e thellë në atë dosje, tregon dy gjëra.

Ose Berisha është I përfshirë thellë në këtë dosje, qysh kur e ka bërë krimin kur ishte kryeministër, dhe ka qenë i vetëdijshëm që po falsifikonte një pronë, që nuk I takonte familjes së dhëndrit, dhe më pas e ka forcuar atë të kalojë gjithë hapat e tjerë duke u marr pjesë pronarëve të tjerë në shkëmbim të pushtetit të tij, ose të gjitha janë bërë me miratim të tij, pa hyrë në detaje dhe tani që çështja ka shkuar në SPAK, ai po interesohet faqe për faqe me dosjen, duke tentuar të frikësoj prokurorët.

Sido që të jetë e vërteta, pra dhe nëse Berisha ka qenë qysh kur ishte kryeministër në dijeni për çdo spekulim, dhe nëse atëherë vetëm u ka dhënë mbështetje dhe tani po e shikon se çķa bërë, ai nuk ndryshon dot ndonjë gjë.

Ajo që rrezatonte Berisha dje në televizion, ishte alarmi se SPAK po e zbardhte të vërtetën, dhe ai thjesht po I kërcënonte. Një prokurore e akuzonte si dashnore të Taulant Ballës, të tjerë si banditë që heqin e fusin fashikuj sipas tij, por në tërësi ai thjesht tregoi se po meret me çdo faqe të asaj dosje hetimore, dhe po përgatitet për luftë me drejtësinë.

Aspekti I dytë i alarmit të Berishës është marrja e përgjegjësisë për vjedhjet e fëmijëve. Berisha deklaroi se është gati të marrë përsipër çdo përgjegjësi penale nëse fëmijët e tij kanë cenuar interesin publik duke përdorur pushtetin e tij. Kjo tani nuk ka nevojë për deklarata se është e qartë që fëmijët e tij janë sjellë si pronar të Shqipërisë nën pushtetin e tij.

Puna është që drejtësia nuk e delegon përgjegjësinë e fëmijëve tek babai, për vepra penale të kryera nën pushtetin e babait. Nëse fëmijët kanë shkelur ligjin, në kohën që qeveriste babai dënohen fëmijët. Nëse babai ua ka hapur rrugën paligjshmërisë së tyre dënohet dhe babai, por nuk kalon kaq lehtë kjo histori duke thënë “mos u bëni gjë fëmijëve, më dënoni mua”. Fëmijët do dënohen si hajdut që kanë shkel ligjet e shtetit ndërsa babai do dënohet si krye hajdut, që ua ka mundësuar të shkelin ligjet dhe të mos dënohen. Siç përshkruhet dhe në motivacionin e Departamentit të Shtetit kur I ka shpallur ”non grata” familjarisht, “për korrupsion madhor, duke përdorur pushtetin politik për ti ikur drejtësisë”.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ceco me bixhak: 16/09/2023 14:57

    Berisha duhet rjepur i gjalle me bixhak.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Ishin bllokuar mes borës në malin e Korabit, ushtria shpëton 3 banorë bashkë me tufën e kuajve

Ishin bllokuar mes borës në malin e Korabit, ushtria shpëton 3 banorë bashkë me tufën e kuajve