Mero Baze: Debati fals dhe debati real me Britaninë e Madhe

Mero Baze: Debati fals dhe debati real me Britaninë e Madhe

Braverman dhe Rama

Kryeministri i Shqipërisë dhe autoritet britanike janë përfshirë në një debat në distancë rreth qasjes raciste ndaj shqiptarëve që po emigrojnë masivisht drejt Britanisë së Madhe dhe përgjegjësisë së palëve në këtë fenomen. Debati duket se ka plot elementë aktrimi, ku palët bëjnë më të shqetësuara se sa janë për fenomenin. Por më i rëndësishëm se aktrimi në debat, është arsyeja që mban gjallë këtë treg emigracioni.

Kur them aktrimi në debat, kam parasysh se disa zyrtarë të lartë britanik, që janë “dhëndurë” të rinj në pushtet, kanë një qasje ideologjike ndaj emigracionit, që duan ta justifikojnë duke shfryrë ndaj shqiptarëve.

Kryeministri ynë po ashtu është i lumtur që i ka pa ata në një orë të keqe, si racistë dhe ksenofobë, dhe bën punën e tij. Por përtej këtij aktrimi politik, mendoj se e vetmja gjë që ka kuptim në këtë debat është të kuptojmë pse shqiptarët e rinj po dynden drejt Britanisë së Madhe.

Shqipëria nuk ka problem me emigracionin vetëm me Britaninë e Madhe. Ka me gjithë Evropën. Me çdo vend ka historinë e saj.

Në Greqi kanë shkuar ata që nuk kanë pasur as 50 euro në xhep. Kanë ecur maleve, kanë gjetur punën e parë në një fshat, pastaj në një qytet dhe kanë vazhduar jetën. Në Itali kanë shkuar ata që kanë pas mundësi për një biletë, e kështu me radhë. Pas 30 vitesh ne kemi një gjeografi të emigracionit të diktuar nga nevojat e tregut që ka pas vendi mikpritës, dhe jo nga Shqipëria.

Punëtoret e bujqësisë kryesisht ikën në Greqi. Zanatçinjtë dhe shërbimet kryesore ikën në Itali. Gjermania është problem për Shqipërinë se po na merr vetëm mjekë dhe infermierë. Kanadaja na ka marrë zyrtarisht thuajse gjithë inxhinierët gjeologë të minierave dhe agronomët. Kështu mund të vizatojmë çdo shtet sipas nevojave të tregut të tij.

Britania e Madhe ka marrë kryesisht emigrantët e veriut të Shqipërisë për shkak të lehtësisë që krijoi në vitin 1999 për qytetarët nga Kosova, dhe shumica e hasianëve e kuksianeve u paraqitën si kosovarë.

Kjo valë e re emigrimi në Britani është fenomen i ri. Nuk bëhet fjalë për dhjetëra mijëra siç thonë, pasi ata në shumicë janë qytetarë shqiptarë me banim në Evropë. As për ata qindra mijëra shqiptarë qe jetojnë prej dekadash ne Britani. Por bëhet fjalë për disa mijëra të rinj, trendi i ri i të cilëve është shkuarja drejt Britanisë së Madhe për të punuar në shtëpi bari. Pra punëtorë për industrinë e drogës.

Kjo është oferta e re që po çmend të rinjtë shqiptarë të pakualifikuar dhe pa shpresa për fitime të shpejta në këtë vend. Dhe ata po vrapojnë aty si të çmendur. Njësoj kanë vrapuar dhe më 2016 nëpër malet e Shqipërisë për të hapur parcela, kur e panë që u bë deti kos e mund të mbillnin hashash.

Tani kjo industri në Shqipëri ka perënduar. Drita jeshile që vjen nga tregu britanik për “Shtëpitë e Barit” është çështje tregu, dhe nuk ka të bëjë as me mungesat e tregut të punës në Shqipëri, as me racizmin në Britani të Madhe.

Britania e Madhe nuk e ka problemin me shqiptarët, por me tregun e “Shtëpive të Barit”. Shqiptarët e rinj, janë të etur për këtë treg pasi siguron fitime të shpejta dhe rregullojnë jetën e tyre. Shqipëria nuk i ndalon dot ata të ikin për të fituar miliona. Me zor ka mundur t’i ndalojë të mbjellin malet e Shqipërisë me drogë.

Punë të tjera në Shqipëri ka sa të duash, madje të luten, por ato punë nuk janë ëndrra e tyre. Ëndrra e tyre është tregu i shtëpive te barit në Britani të Madhe apo Spanjë. Dhe ky është problem britanik dhe jo shqiptar.

Ashtu si Gjermania po na merr mjekët dhe infermierët, ashtu si Kanadaja po na merr inxhinierët, ashtu si Italia po na merr profesionistët dhe Greqia bujqit, Britania e Madhe po na merr me sa duket punëtorët e industrisë së falimentuar të hashashit. Nuk di të them pse ka gjetur tregun më të zi, por është problem i tyre. Problem i jonë është që nuk i konkurrojmë dot në këtë pikë.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Liku: 04/11/2022 22:16

    Demokracia keshtu eshte punon e studion ku te interesoj, vajtja me gomone veprim i gabuar po si duket anglezi i lejon vete se ka mjete qe i shikon qysh nga nisja.

    Përgjigju
  • Dajti: 04/11/2022 21:57

    Po cfare te keqe ka se shkojne me gomone ne Angli. Ata marrin rrezikun parasysh , guxojne dhe fitojne.Keshtu ka qene gjithemone, i guximshme megjithse me pak i arsimuar ka bere hajer. Per cfare flitet ketu? Pse shkojne ne shtepite ebarit? Po mire kur anglia ka ligje qessharake qe ose i ka bere te tilla ta nxisi vet ketee fenomene ose nuk ka rruge tjeter pse duhet te mos shkojne shqiptaret. Ah morali, nuk eshte mire eshte gjynah tu shesesh droge njerezeve qe nuk rrine do pa te. Pse me kete do ta ndaloje anglia kete vale emigrimi.Pse uk i kthen Anglia ssic i ktheu gjermania? Pse nuk shohin sistemin e vet te drejtesise por fajsojne vetem shqiptaret qe shkojne me gomone.

    Përgjigju
  • Anglezi: 04/11/2022 20:55

    Shume e vertet, kokcepat e llumi po vijne me gomone, asnje te sakte nuk ke, jane jashteqitja e Shqiperise. Problemi Mero eshte se Shqiperia prodhon shume jashteqitje, edhe ketu qendron e keqja. Rama ne vend te hidhet perpjete te bej shtet e ta pres barin e keq, rrugacerine qe shohim per dite rrugve..ndryshe vetem jashteqitje do prodhoj Shqipëria.

    Përgjigju
  • ben: 04/11/2022 19:04

    hahaha sa mire e justifkon mjeroja arratisjen e shqiptareve nga shteti i leshit. e ka proble,in britania tyhote me shtepite e barit. por ore po, se me qene kane krejt si ti nga 3-4 shpia ne qytet e fshat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lapardhaja: Berisha rrënoi PD, opozita s'fiton në zgjedhje! Deputetët iu rreshtuan në krah që të sigurojnë karrige në Kuvend

Lapardhaja: Berisha rrënoi PD, opozita s'fiton në zgjedhje! Deputetët iu rreshtuan në krah që të sigurojnë karrige në Kuvend