Mero Baze: Dëshmi mbi Fatmir Mediun, Shkëlzen Berishën dhe Mihal Delijorgjin, në momentin e shpërthimit të Gërdecit

Mero Baze: Dëshmi mbi Fatmir Mediun, Shkëlzen Berishën dhe Mihal Delijorgjin, në momentin e shpërthimit të Gërdecit

Për të kuptuar se si lidhen personazhet e Gërdecit me njëri- tjetrin, kam bërë një ushtrim të thjeshtë. Kam marrë tabulatet e Fatmir Mediut dhe Mihal Delijorgjit për të kuptuar me kë kanë komunikuar ata në momentin e shpërthimit dhe dy orë më pas. Është pak a shumë ai alarmi i orëve të para, ku njeriu në hall, u drejtohet atyre njerëzve ku mund të gjejë shpëtim.

Fatmir Mediu ka filluar t’i telefonojë Sali Berishës, qyshkurse është shfaqur shenja e parë e flakës në Gërdec, rreth orës 11.00.

Ka dy telefonata me Sali Berishën, pastaj me Sabri Godon, pastaj me përfaqësuesin e CIA-s në Tiranë, pastaj me stafin e tij, dhe ka vazhduar sërish me Topallin, Berishën, përsëri Berishën, dhe pasi ka ndodhur shpërthimi i madh i orës 12:00, ka folur vetëm me gjeneralët dhe Shkëlzen Berishën.

Nëse do ta rindërtonim këtë film, duke kuptuar se çfarë kishte ndodhur, është e qartë se ai ka alarmuar Berishën për atë që po ndodhte, ka raportuar i pari vdekjen e baxhanakut të Berishës, të cilit Berisha, në daljen e parë në shtyp i ngatërroi qëllimisht emrin nga Muhamed, në Mehmet Hoxha, dhe më pas është sqaruar gjatë me djalin e tij, për atë që u kishte ndodhur të dyve.

Nëse kthehemi pas, tek Mihal Delijorgji dhe shikojmë tabulatet e tij në momentin e shpërthimit, shikojmë të vërtetën e hidhur.

Sipas një video që e zotëron gazeta TemA, i pari, që është lajmëruar prej specialistit amerikan se Gërdeci po shpërthen, është Kristua, vëllai i Mihalit. Prej momentit të shpërthimit, Mihali ka folur në fillim me Kriston, pastaj me dy përgjegjës të tij, pastaj me gruan, me Ylli Pinarin, që ishte partneri shtetëror, Martin Mato, që e kishte ortak, bashkë me vajzën e Fahriut, dhe pastaj ka folur me Shkëlzen Berishën.

Pra, nëse hyjmë në psikologjinë e një biznesmeni që i ka ndodhur gjëma, ai pasi flet me vëllain dhe stafin e ngushtë, flet me gruan, avokatin dhe Shkëlzen Berishën.

Më pas, derisa e arrestojnë në orën 16:00, ai flet përsëri me gruan, me avokatin dhe Ilir Metën, me të cilin ka shkëmbyer 4 mesazhe.

Por nëse i hedh një sy tabulateve të dy javëve të shkuara para shpërthimit, nga dinamika e bisedave të tij me Shkëlzen Berishën, kupton dhe hallet e menaxhimit të kompanisë. Gjithmonë telefonatat e tij me Shkëlzenin apo mesazhet e shkëmbyera me të, shoqërohen para dhe pas, me telefonata nga pothuajse të njëjtit njerëz, që janë zakonisht vëllai, që menaxhon kompaninë, Pinari, gruaja dhe dy njerëz të afërt të tij, si dhe Rrahman Selmanllari, që është njeri i Shkëlzenit në terren.

Mjaftojnë këto tabulate për të kuptuar se Shkëlzen Berisha ishte njeriu kyç, pa të cilin ai nuk e zhvillonte dot këtë biznes. Ai i telefonon atij me një dinamikë të shtuar thuajse në dy- tre ditë, duke folur disa herë dhe duke u pasuar nga telefonata që i drejtohen të njëjtit grup njerëzish.

Nuk besoj se do ndonjë shkencë të madhe, të kuptosh se kush është pronari real i këtij biznesi, përderisa menaxheri formal i saj Delijorgji, zbulon përmes tabulateve se me kë i zgjidhte hallet.

Po t’i shtosh dhe këtij fakti, deklaratat fillestare të Shkëlzen Berishës, që thotë se nuk ka folur kurrë në telefon me Mihal Delijorgjin, dhe akoma më tej gjithë gënjeshtrat e familjes Berisha për atë ngjarje, shikon se si një familje në pushtet, e zhytur në krim, shkatërroi shtetin shqiptar dhe hyri në luftë me gjithë institucionet, vetëm që kjo e vërtetë të mos dilte në dritë.

Po i botoj të plota këto tabulate sot, pasi dëgjova Sali Berishën që tha se nesër duhet të dalim në protestë, pasi nuk mund t’i lëmë fëmijët tanë rrugëve si jetimë.

Këto tabulate tregojnë se Sali Berisha, Fatmir Mediu dhe djali i tij, Shkëlzen Berisha, kanë lënë qindra fëmijë jetimë, pasi vranë 26 qytetarë për të vjedhur. Për ironi të fatit, ditën kur mbushet 11 vjet nga dita që ata u mbuluan me dhe, të tre vrasësit janë sërisht në Bulevard, për të kërkuar dhe një herë pushtet, pa u ndëshkuar ende për krimin që kanë bërë (ndjesë nëse Shkëlzeni mund të jetë për furnizim të dyqanit të brekëve luksoze të së dashurës në Vjenë, si çdo fundjavë).

Merrini këto tabulate, bëjini pankarta nesër në miting para Kryeministrisë dhe bindini shqiptarët se ju e meritoni të riktheheni e t’i qeverisni. Ose t’i vrisni!

Tabulatet e Mihal Delijorgjit ne momentin e shperthimit. Biseda me Shkelzen Berishen, avokatin dhe Ilir Meten

Bisedat mes Shkelzen Berishes e Delijorgjit shoqerohen para dhe pas zakonisht ga i njejti grup telefonatash

Bisedat mes Shkelzen Berishes e Delijorgjit shoqerohen para dhe pas zakonisht ga i njejti grup telefonatash

Tabulatet e Fatmir Mediut ne momentin e shperthimit. Biseda me Sali Berishen, gjeneralet perfaqsuesin e CIA dhe Shkelzen Berishen

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben: 15/03/2021 22:53

    Nje treshe zorre qensh Berisha-Mediu-Meta

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen