Mero Baze: Drejt 20 shkurtit si ‘Vullnetarë të Enverit’

Mero Baze: Drejt 20 shkurtit si ‘Vullnetarë të Enverit’

Sali Berisha

Nuk di çfarë inati i ka mbetur në kokë Berishës me 20 shkurtin, por duket se do ta bëjë dhe atë datë qesharake. Dita e cila është simbol për shkak të rrëzimit të monumentit të Enver Hoxhës pas furtunës që krijoi greva e urisë e studentëve të Universitetit të Tiranës, është beteja simbolike mes Lindjes dhe Perëndimit në Shqipërinë e vitit 1991.

Ajo betejë u shoqërua me tensione të mëdha pasi oficerët dhe studentët e Shkollës së Bashkuar tentuan grusht shteti, ndërsa një organizim rrufe i ithtarëve të Enver Hoxhës nisi antimitingjet nga Përmeti deri në Tropojë, me në krye Hysni Milloshin, dhe u identifikuan si “Vullnetarë të Enverit”.

Për fat vendi nuk shkoi në gjakderdhje, përveç disa incidenteve të vogla, por beteja ishte e qartë. Ithtarët e 20 shkurtit ishin me SHBA dhe Perëndimin, “Vullnetarët e Enverit” ishin kundër SHBA, Perëndimit dhe lëvizjes studentore.

Tani Sali Berisha vendosi të thërrasë protestë për mbrojtjen e tij dhe familjes së vet më 20 shkurt, pasi shpiku një fabule “bashkimi” të opozitës.

Deri këtu nuk ka ndonjë gjë të re, se ai 33 vite për vete dhe familjen e tij e ka përdorur atë parti.

E reja është që vizita e sekretarit Blinken, mbështetja e tij e fortë për rrugën perëndimore të Shqipërisë dhe injorimi i fraksioneve opozitare, i ka çoroditur organizatorët e 20 shkurtit dhe tani të vetmin mjet mobilizimi kanë sulmin ndaj SHBA dhe sekretarit Blinken.

Pra i vetmi mekanizëm eksitues që po përdoret për të thirrur militantët rreth më rreth drejt Tiranës, është duke sulmuar sekretarin Blinken, duke e krahasuar atë me ambasadorin sovjetik në Tiranë në vitet ‘50 kur pushkatoheshin disidentë, dhe akoma më keq duke e konsideruar vizitën e tij të blerë për të sulmuar opozitën.

Një retorikë kaq të fortë kundër SHBA të përdorur si mjet mobilizimi për një miting, as Hysni Milloshi nuk ka përdorur në vitin ‘91.

Dhe për ironi të fatit, këta po bëjnë thirrje të mblidhen më 20 shkurt, ditën e rrëzimit ë monumentit të Enverit, si “Vullnetarë të Enverit” kundër SHBA, Perëndimit dhe kundër atyre që mbështet Perëndimi në Shqipëri.

Nuk ka asgjë të keqe pse duan të bëjnë një miting anti-amerikan, por pse kanë zgjedhur 20 shkurtin. Me sa duket Berisha dhe historinë e antikomunizimit do ta marrë me vete në varr. Nuk e duron dot ta lërë siç ishte.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Komunisti: 19/02/2024 12:05

    E ke qare Baze. Rrofte Partia komuniste socialiste me ne krye mbretin Edi Rama. Te gjithe armiqte e brendshem, qe po i zbulon Partia jone, do kalben ne burg si Berisha. Poshte imperializmi rus, rrofte revizionizmi amerikan.

    Përgjigju
  • gledi: 18/02/2024 13:00

    bukur mero,,,,partia me e poshter po behet pd,,qe shan ameriken se i nxorri saliun non -grata...ata jane te gjithe non- grata...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi